Ballina Kulinari Receta e ditës/ Tortelini me proshutë dhe krem qumështi

Receta e ditës/ Tortelini me proshutë dhe krem qumështi

Përbërësit:

320 gr tortelini
50 gr proshutë
120 gr pana (krem qumështi)
100 ml verë e bardhë
kripë                                                                                                                                                                                                           piper

Përgatitja:

Fillimisht zieni tortelinit. Proshutën e prerë në kubik përzijeni në një tigan me pak gjalp me 100 ml verë të bardhë me zjarr të ulët.

Shtoni në tigan panën dhe e holloni me pak qumësht. Hidhni kripë dhe piper sa nevojitet.

Hidhni tortelinit e zier dhe i lini bashkë për 2-3 minuta në flakë të lartë. Sipas dëshirës mund të hidhni djathë të grirë imët.

Shërbejini të ngrohta.

Salca e bardhë nuk duhet të jetë shumë e mpiksur, as shumë e hollë por normale.