Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoriatin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
“Pres që konform vendimit të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aksioni ka filluar sot në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu”, është shprehur kryetari Latifi, sipas kumtesës për media.
Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të largohen nga tregu të gjitha produktet të cilat nuk i referohen Kosovës me emrin zyrtar të saj.