Celine Dion është zyrtarisht një dizajnere e veshjeve për fëmijë.
Këngëtarja kanadeze zbuloi pak në fillim të javës për Celinununu, një linjë veshjesh neutrale ndaj gjinisë për fëmijë përmes rrjetit social Twitter.
Duke u bashkuar me markën unisex të veshjeve për fëmijë Nununu, këngëtarja shprehet se ka dashur gjithmonë këtë gjë.
Gjatë një interviste për CNN, Celine tha nuk po përpiqet të diktojë se si prindërit duhet t’i veshin fëmijët e tyre.
“Unë nuk dua t’i tregoj botës çfarë të bëjnë, kjo është e gabuar. Lërini fëmijët t’ju tregojnë se çfarë duan”.