Ballina Aktualitet Merkel promovon kohezionin në botë

Merkel promovon kohezionin në botë

Kancelarja gjermane Merkel, ka paralajmëruar në fjalimin e mbajtur në “Forumin e paqes” në Paris, për rreziqet që shkaktojnë mënyrat e ngurta të të menduarit. Lufta e Parë Botërore duhet të jetë mësim për ne.

Kancelarja gjermane Merkel, ka paralajmëruar në fjalimin e mbajtur në “Forumin e paqes” në Paris, për rreziqet që shkaktojnë mënyrat  ngurta të të menduarit. Lufta e Parë Botërore duhet të jetë mësim për ne.

Pas përkujtimeve të përbashkëta të armëpushimit të vendosur 100 vjet më parë, i cili u bëri të pushonin armët në Europën Perëndimore, kryetarët e shteteve dhe të qeverive iu dha ditën e dielë, për të bërë pak punë në praktikë. Presidenti francez, Emmanuel Macron organizoi së bashku me fondacionet politike, shoqatat, firmat dhe organizatat humanitare “Forumin e paqes”, që mbahet për herë të parë. Të gjithë pjesëmarrësit që ndodhen aty kanë dy ditë kohë për të vrarë mendjen për qeverisje më të mirë, për forcimin e Kombeve të Bashkuara, për të drejtat e gruas, për mbrojtjen e ambientit dhe sigurimin e paqes. Aty mbahen fjalime, seminare dhe zhvillohen ushtrime praktike, në të cilat janë ftuar vetë kryetarët e shteteve dhe të qeverive.

Prej “origjinës së katastrofave” të shekullit të kaluar, Luftës së Parë Botërore, që futi në përdorim vrasjet industriale në fushat e betejës, duhen nxjerrë mësime, që vlejnë edhe në ditët e sotme. 84 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, i janë pëgjigjur ftesës për Forumin e Paqes, tha Macron krenar në hapjen e forumit. Një udhëheqës mungonte: Presidenti amerikan Donald Trump, preferoi më mirë të shkonte të vizitonte një varrezë të ushtarëve amerikanë në Suresnes, afër Parisit, dhe jo të merrte pjesë në forum. Atje, Trump përkujtoi sakrificat e bëra nga ushtarët amerikanë 100 vjet më parë. “Ne duhet të ruajmë civilizimin, që ata mbrojtën dhe duhet të sigurojmë paqen, që na dhuruan ata,” tha Trump në varrezat e ushtarëve, ku janë vendosur 1500 kryqe të bardha. “Kjo ishte një luftë e tmerrshme, e tmerrshme,” tha Trump.

Paradite, presidenti francez Emmanuel Macron foli indirekt për dyshimet që ekzistojnë nëse SHBA ndodhet në rrugën e duhur, me refuzimin që i bën bashkëpunimit ndërkombëtar. Kush thotë “në fillim vendi im, pastaj vendet e tjera”, siç thotë Trump, rrezikon dimensionin e kombit të tij, tha Macron. “Patriotizmi është e kundërta e nacionalizmit dhe egozmit,” tha Macron. Në Forumin e Paqes në Paris, organizatori paralajmëroi për rreziqet e “pasioneve të trishtueshme”, si nacionalizmi dhe rracizmi, të cilat gjejnë gjithnjë idhtarë edhe në Europë. “Prandaj popujt e Europës duhet të jenë vigjilentë,” tha Macron. Paqja e qëndrueshme krijohet vetëm duke qenë të bashkuar.

Kritikapër nacionalizmin në rritje

Në fjalimin e hapjes së Forumit të Paqes në Paris, Macron pati mbështetje nga “mikja e tij e dashur” Angela Merkel. “Paqja, që kemi sot, nuk është e vetëkuptueshme, përkundrazi. Shqetësimi im është se sot janë përhapur sërish mënyrat e ngurta të të menduarit vetëm tek kombi”, tha kancelarja gjermane. Ndërthurjet ndërkombëtare nuk mund të injorohen. “Ne shohim se bashkëpunimi ndërkombëtar, vendosja paqesore e interesave, madje vetë arritjet paqësore europiane vihen në pikëpyetje,” tha Angela Merkel. Në vendet anëtare të BE-së, si Polonia dhe Hungaria në pushtet ndodhen forca populiste, kritike të BE-së.

Britania e Madhe, e cila do të dalë nga BE në muajin mars, i qëndroi larg festimeve të përbashkëta të Parisit. Në Londër u zhvilluan paralelisht manifestime përkujtimore, siç përkujtohet çdo vit fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në këto festime morri pjesë për herë të parë një president gjerman, presidenti Frank Walter Steinmeier.

Kancelarja tha në Paris se në botë ekzistojnë 222 konflikte të dhunshme. Kjo është e pabesueshme, prandaj duhet vepruar. “Ne nuk duhet të mësohemi me konfliktet.” Prandaj Angela Merkel kërkon sërish të vendoset më në fund një armëpushim në luftën civile të Jemenit, për të siguruar furnizimin e popullsisë. Mësimi i nxjerrë nga dy luftërat e shekullit të kaluar, është që nevojitet një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara, për të patur një kuadër të bashkëjetesës. OKB duhet të forcohet. SHBA, që pati dhënë 100 vjet më parë idenë për krijimin e Lidhjes së Kombeve, është duke dobësuar aktualisht pjesë të OKB. “Unë jam nacionalist”, tha Donald Trump disa javë më parë, duke e bërë këtë të qartë. Ai është i gatshëm të ndihmojë botën, por duhet të kujdeset një herë për problemet e vendit të vetë.

AfD flet për “festime të fitimtarëve”

Përgjigja e populistëve të djathtë gjermanë për fjalimin e kancelares nuk priti shumë. Kryetari i partisë populiste, Aleanca për Gjermaninë, AfD, Alexander Gauland, kritikoi pjesëmarrjen e Angela Merkelit në festimet e Parisit. “Unë mendoj se është gabim të rishkruar më vonë historinë dhe të marrësh pjesë në festimet e fitimtarëve të Aleatëve të atëhershëm,” tha Gauland për televizionin gjerman, ZDF.

Gjermania në fund të fundit e humbi luftën.

Mosbesimi dhe mbyllja e gojës kanë qenë arsyet e “dështimit kolektiv” të fuqive të atëhershme, thotë kancelarja gjermane. Përgjigja përgjigja sot mund të jetë vetëm bashkëpunimi ndërkombëtar dhe prevencioni.

Presidenti rus, Vladimir Putin, prej të cilit shumë vende europiane ndihen sot të kërcënuar, morri pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Putini tha se ka folur me kolegët europianë gjatë drekës dhe se ka zhvilluar bisedime të mira. Por ai nuk ka folur për armët atomike me rreze të mesme veprimi. Trump, pati njoftuar para pak kohësh se do të dalë nga marrëveshja për ndalimin e këtyre armëve, INF, sepse Rusia nuk e respekton marrëveshjen. Rusia i kthen mbrapsht akuzat dhe kritikon qëndrimin amerikan. Edhe shumë shtete europiane mendojnë se dalja nga marrëveshja e çarmatimit, INF, është hap i nxituar. Fillimisht Donald Trump donte të mbante një takim të nivelit të lartë në Paris, së bashku me Vladimir Putinin, të dytin mbas takimit të tyre në Helsinki në verë. Por kjo u shty për takimin e G20 që pritet të mbahet pas tre javësh në Buenos Aires.

Forumi i Paqes në Paris, pritet të mbahet çdo vit. Ekspertët ekonomikë kanë Davosin. Ekspertët e politikës së paqes, do të kenë tani Parisin, si vend ku të vrasin mendjen për paqen, thonë organizatorët e takimit.