Nga Kastriot Dervishi
Në disa data të vitit si: 5 maji, 16 shtatori, 17 nëntori dhe 29 nëntori, persekutorë të regjimit komunist, parazitë të përjetshëm, si dhe injorantë, nxjerrin nga magazina e dekorit, të njëjtat rraqe propagandistike, duke i valëvitur nëpër rrugët e Tiranës me kënaqësi idioti. Padyshim përkujtojnë krimin e tyre, duke harruar se jetojnë në një rend të ri, ndryshe nga ai i kotësisë së tyre 50-vjeçare. Por, një kureshtje është njerëzore: ku ndodhet magazina e rraqeve dhe kush e mban atë?