Ballina Aktualitet Festat e nëntorit, administrata 5 ditë pushim

Festat e nëntorit, administrata 5 ditë pushim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ka dhënë 5 ditë pushim administratës shtetërore. Si rrjedhojë e festave të 28-29 nëntorit, administrata publike do të jetë pushim nga e mërkura deri të dielën e javës së ardhshme.

Kështu, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar, si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit.

Bëhet me dije se, vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.