Ballina Histori Dekreti i Sulltanit për ndalimin e Shqipes

Dekreti i Sulltanit për ndalimin e Shqipes

Ndalesat e Perandorisë Osmane për gjuhën shqipe kishin filluar qysh në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë.

Kështu bën të ditur një dokument i nxjerrë nga arkivat greke nga profesori i historisë në Universitetin e Tetovës Arben Llalla

Sipas tij, sulltani Abdyl Hamidi I (1725-1789) me anë të një ligji përcaktonte mbrojtjen e gjuhës greke dhe luftimin e shqipes.

“Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë Osmane më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789), ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, 1999. Këtë Dekret e pasqyrojnë mediet greke më 1999, të cilat gabimisht kanë botuar foton e Sulltan Abdul Hamidit të Dytë (1842-1918)”, shkruan studiuesi Llalla.