Ballina Aktualitet KLSH kallëzon në prokurori dy ish regjistrues, zëvendës-regjistruesin dhe pesë specialistë të...

KLSH kallëzon në prokurori dy ish regjistrues, zëvendës-regjistruesin dhe pesë specialistë të ZVRPP Sarandë

Kanë kryer regjistrime të pasurive  në bregdet pa dokumentacionin e duhur ligjor në sipërfaqe 221271m2, me dokumente të parregullta, nuk kanë zbatuar kriteret e duhura ligjore për pagesa për detyrime ndaj shtetit me dëm ekonomik në vlerën 39,689 mijë lekë, kanë regjistruar objekte me leje ndërtimi e legalizimi mbi rrugë e tjetërsimin e pronës së shtetit, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 36,573 mijë lekë të ardhura këto të munguara për buxhetin.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 327/1,  datë 19.03.2018 miratuar nga Kryetari, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, për periudhën Tetor 2014  deri në Shkurt 2018. Bazuar në Vendimin nr.138, datë 27.09.2018 të Kryetarit për shkelje të dispozitave ligjore të konstatuara, KLSH ka përcjellë për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për disa drejtues sepse:

Në 7 raste nuk është vendosur kufizimi i pasurive sipas rekomandimeve të KLSH, në regjistrimin e pasurive me leje legalizimi në ZK 2297 Ksamil, duke sjellë si pasojë tjetërsimin e pasurisë tek të tretët, çka e bën të pamundur arkëtimin e vlerës së konstatuar 3,529 mijë lekë, si diferencë e çmimit të blerjes së trojeve me legalizim.

Në 11raste ka regjistruar pasuri të paluajtshme, të përfituara me kontrata shitje nga pushteti vendor bazuar në vendime gjykate, duke tjetërsuar pasurinë “shtet”, truall me sipërfaqe totale 2726 m2, rezulton se nuk janë zbatuar kërkesat ligjore, pasi çmimi i shitjes së truallit është përcaktuar në kundërshtim me dispozitat ligjore, për rrjedhojë është shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën totale  23,238,600 lekë, shumë e cila mund të kalonte në fondin e kompensimit financiar për kompensimin e ish pronarëve.

Në 32 raste janë kryer veprime duke lëshuar çertifikata pronësie për pasuri të kufizuara më parë, ndërsa në 13 raste janë kryer veprime mbi pasuri që rezultojnë në kushtet e kufizimit, duke i tjetërsuar ato tek persona të tretë, pa u plotësuar kushtet për të cilat është vendosur kufizimi dhe lejuar që të bëhen objekt mashtrimi dhe abuzimi.
Në një rast  në Ksamil në mungesë të dhënave dhe dokumentacionit ligjor kanë regjistruar sipërfaqe toke tepër prej 20000 m2, në mospërputhje me proces verbalin e dorëzimit dhe planvendosjen e VKKP nr.324, datë 10.09.2008 të AKKP Qarku Vlorë.

Në 3 raste, në bazë të lejes së legalizimit dhe leje ndërtimi kanë regjistruar pasuritë pallate,  duke mos zbatuar kërkesat ligjore lidhur me regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta, pasi në mungesë të akteve nënligjore, nuk është përcaktuar procedura që duhet të ndiqet nga specialistët e ZVRPP-së, për të bërë të mundur zbatimin e këtij detyrimi ligjor, për rrejdhojë nuk janë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta, duke krijuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, në vlerën totale 8,661,700 lekë, si dhe nuk janë regjistruar ballkonet si pjesë e njësisë apartament apo njësi shërbimi.

Në një rast është regjistruar marrëveshje zhvillimi fshati turistik në Ksamil , pa u llogaritur dhe pa u arkëtuar penalitete në vlerë 7,780,000 lekë, penalitet i pa llogaritur e pa paguar në buxhetin e shtetit për mos përfundimin e kompleksin brenda afatit të përcaktuar në marrëveshje, dhe mospagesë qiraje në vlerën   13,333,375 lekë.
Në një rast është regjistruar marrëveshje me subjekt trajtuar si “Person i Stimuluar” dhe dhënë konfirmimi për legalizim mbi trefishin e bazës së objekteve të ndërtuara në fshat turistik prej 2766 m2, me përfitim të paligjshëm në sipërfaqe tepër prej +201271 m2 tokë shtet.
Në 7 raste, kanë regjistruar pasuri truall dhe ndërtesë bashkia Delvinë, të përfituar me  Vendime të pushtetit vendor(kur nuk zotërohen akte pronësie),  mungon dokumenti që vërteton shlyerjen e detyrimit financiar për truallin e përfituar.

Janë konstatuar 1354 praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, kërkesa në proces të pa përfunduara prej 2-3 vitesh deri në 01.03.2018, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata, që sjellin si pasojë mungesën e transparencës së punës ndaj publikut dhe mosfunksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm lidhur me integritetin e punonjësve.

Në 20 raste kanë regjistruar pasuri të paluajtshme dhe kanë kryer transaksione,  duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi është regjistruar në favor të poseduesëve të AMTP-ve, tokë me sipërfaqe totale prej  22480 m2, më tepër, se sipërfaqja takuese e përcaktuar në AMTP-të përkatëse pa bërë diferenca LN-AMTP.
Në 36 raste ka regjistruar në sistem fillestar pasuri të paluajtshme të përfituara nga privatizimi,  duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi shitja e truallit në funksion të objektit të privatizuar, me sipërfaqe totale 16134m2, me dem ekonomik në vlerën 4,602,582 lekë, nuk është kryer nga Agjencia Kombëtare e Privatizmit, por nga Këshilli i Rrethit Sarandë i cili nuk ka tagër ligjor për shitjen e truallit. Ndërkohë janë kryer veprime duke lëshuar çertifaktë pronësie, në kushtet e kufizimit.
Në 7 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme, të përfituara me kontrata shitje nga pushteti vendor Bashkia Sarandë, jashtë tagrit ligjor, duke përfshirë edhe  pasuria “shtet”, e llojit “rrugë”  shkëmb,  me sipërfaqe totale 6014 m2.

Në 8 raste regjistruar pasurinë në kushtet kur trualli bie dhe është hedhur në hartën e punës mbi rrugë me sipërfaqe 7776 m2 ,duke u mbivendosur me këtë pasurinë rrugë.
Në në 57 raste me sipërfaqe 8906m2, ka regjistruar objektet pallate vetëm mbi bazën e dokumentacionit të legalizimit,duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi  mungon dokumentacioni ligjor urbanistik dhe dokumentacioni  teknik ligjor i ndërtimit, për objektin e ndërtuar sipas lejes së ndërtimit i cili në këtë rast shërben si akt administrativ për regjistrimin e objektit, si dhe vërteton ndërtimin e objektit në përputhje me kushtet teknike, duke dhënë siguri për të funksionuar sipas destinacionit të përcaktuar.

Në 20 raste, kanë regjistruar pasuri truall në funksion të objekteve, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi këto troje janë përfituar me kontrata shitje nga pushteti vendor, të cilat nuk mund të shërbejnë si akte për fitimin e pronësisë, si dhe në 11 raste, janë kryer veprime mbi pasuri truall që rezultojnë në kushtet e kufizimit.

Në një rast kanë kryer veprime për pasurinë e paluajtshme regjistruar në (KPP), në kushtet kur ka pretendime, lidhur me pronësinë mbi truallin ku është ngritur ndërtimi, pjesërisht apo plotësisht dhe  palët kanë qënë në proces gjyqësor, ndërkohë që janë kryer veprime dhe pajisur me certikata pronësie.
KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 5 punonjës: L.H,  me detyrë ish Zv. Regjistrues, aktualisht specialist hartograf, R.A, me detyrë përgjegjës sektori i regjistrimit,K.K, me detyrë specialist jurist,L.D, me detyrë specialiste dhe K.P, me detyrë specialiste,

Për znj. A.SH, me detyrë ish regjistruese, J.A, me detyrë ish regjistruese L.H, me detyrë ish Zv.regjistrues, aktualisht specialist hartograf, znj. R.A, me detyrë përgjegjëse e sektorit të regjistrimit, znj. E.A, me detyrë ish specialiste juriste, R.P ish specialist jurist, znj. L.D, me detyrë ish specialiste juriste, znj. E.V, me detyrë ish specialiste juriste, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH  ka përcjellë me shkresë nr.327/15 prot., datë 06.10.2018 indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Bashkëngjitur gjeni në faqen e WEB-it të KLSH-së Vendimin e plotë.