Ballina Enciklopedi 5 njerëzit më të pasur në Evropë

5 njerëzit më të pasur në Evropë

Europe By Light & Flight

Sot 20 njerëzit më të pasur në planet, vlejnë rreth $1.2 trilionë sëbashku. Ndërsa ndarja midis të pasurve dhe atyre më të pasurve zgjerohet, shohim se cilët janë njerëzit më të pasur në Evropë.

1.Bernard Arnault

Manjati francez i biznesit, investitori dhe koleksionisti i artit Bernard Arnault kryeson renditjen si personi më i pasur në kontinent. Si Kryetar dhe Drejtor Ekzekutiv i LVMH, grupit më të madh të produkteve luksoze në botë, Arnault zotëron një perandori prej mbi 70 markash përfshirë Louis Vuitton, Givenchy dhe Sephora. Falë rezultateve rekord në LVMH dhe një marrëveshjeje për blerjen e shtëpisë së modës pariziane Christian Dior, pasuria e Arnault është rritur me rreth $30.5 miliardë gjatë vitit të kaluar. Sot, Arnault ka një vlerë neto prej rreth $72 miliardë.

Website: https://www.lvmh.com/
Facebook:https://www.facebook.com/lvmh
Twitter: https://twitter.com/LVMH/
LinkedIn:https://www.linkedin.com/company/lvmh/

2.Amancio Ortega

Prej bashkë-themelimit të grupit të modës Inditex,  i njohur për markën e veshjeve Zara, Amancio Ortega e ka renditet si njeriu i dytë më i pasur në Evropë. Ai themeloi kompaninë me ish-bashkëshorten e tij, Rosalía Mera, në vitin 1982 dhe sot kompania ka rreth 7,500 dyqane në mbarë botën, nën markat si Massimo Dutti dhe Pull & Bear. Një pionier i modës së shpejtë, Ortega ka vlerë neto prej rreth $70 miliardë dhe zotëron rreth 60% të kompanisë.

Website: https://www.inditex.com/
Facebook:https://www.facebook.com/inditexgroup/
Twitter: https://twitter.com/inditexcareers
LinkedIn:https://www.linkedin.com/company/inditex

3.Françoise Bettencourt Meyers

Françoise Bettencourt Meyers trashëgoi $ 79.3 miliardë pasuri L’Oréal pas vdekjes së nënës së saj, Liliane Bettencourt, vitin e kaluar. Duke zotëruar  33% të tregut të kozmetik në botë, Bettencourt Meyers aktualisht renditet e treta në listën e personave më të pasur në në Evropë me një vlerë neto prej $42.2 miliardë. Sot, L’Oréal zotëron markat  Lancôme dhe Garnier me të ardhura prej $29.4 miliardë në 2017.

Website: https://www.loreal.com/
Facebook:https://www.facebook.com/beautyforallbyloreal
Twitter: https://twitter.com/loreal
LinkedIn:https://www.linkedin.com/company/loreal/

4.Beate Heister dhe Karl Albrecht Jr.

Trashëgimtarët e  Aldi, Beate Heister dhe Karl Albrecht Jr. kanë një vlerë neto prej rreth $29.8 miliardë. Ata janë fëmijët e Karl Albrecht Sr. i cili themeloi zinxhirin e zbritjes me vëllain e tij Theo Sr në vitin 1946 pasi morën përsipër dyqanin e nënës së tyre në Essen të Gjermanisë. Në vitin 1961, themeluesit ndanë pronësinë e kompanisë pas një mosmarrëveshje. Karl Sr. mori dyqanet në Gjermaninë jugore plus të drejtat për markën Aldi në Britani të Madhe, Australi dhe SHBA në atë që tani njihet si Aldi Sued. Ndërkohë, Theo Sr. ishte përgjegjës për Aldi Nord, me dyqane në Gjermaninë veriore dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Website: https://www.aldi-sued.de/
Facebook:https://www.facebook.com/ALDI.SUED

5.François Pinault

Me një vlerë neto prej rreth $27 miliardë, François Pinault është gjithashtu një nga më të pasurit në Evropë. Biznesmeni francez është themeluesi i firmës luksoze Kering, e cila zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent. Në vitin 2017, biznesi me bazë në Paris raportoi të ardhura prej 15.5 miliardë eurosh ($17.5 miliardë ). Pinault gjithashtu ka një koleksion personal të artit prej mbi 2.000 veprash, duke përfshirë pjesë nga Andy Warhol dhe Mark Rothko.

Website: http://www.kering.com/
Facebook:https://www.facebook.com/keringgroup
Twitter: https://twitter.com/KeringGroup
LinkedIn:https://www.linkedin.com/company/kering/