Ballina Enciklopedi Pesë armët e fuqishme që ushtria amerikane më së shpeshti i përdor

Pesë armët e fuqishme që ushtria amerikane më së shpeshti i përdor

Sa i përket arsenalit të armëve dhe teknologjisë së avancuar që e përdor në to, ushtria amerikane është e pa konkurrencë. Disa prej tyre madje janë shumë të shtrenjta, e disa përdoren prej shumë vitesh nëpër beteja dhe i mbajnë ende në përdorim për shkak të efikasitetit të tyre në terren.

Pavarësisht këtyre fakteve, ushtria e sotme amerikane ka kapacitete të gjeneroj armë të ndryshme të zjarrit dhe brenda një kohe të shkurtër t’i shpërndajë në mjedise të ndryshme, varësisht nga kërkesat, kurse me poshtë ju sjellim disa nga armët më të mira të ushtrisë amerikane.

AH-64 Apache

Një nga armët më të fuqishme të ushtrisë amerikane janë edhe helikopterët luftarak. Dhe kur flasim për helikopterë, nuk ka sesi të anashkalohet modeli AH-64 Apache që ushtria amerikane e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë në beteja të ndryshme, dhe për këtë konsiderohet faktor kyç në beteja.

I pajisur me topin 30 milimetra, raketat hellfire dhe sensorët e sofistikuar, Apache kombinon shpejtësinë, fuqinë e armëve dhe saktësinë që i mundësojnë pilotit të godas caqet e armikut para se ata të përdorin armët kundërajrore.

Është enkas i projektuar për beteja të ashpra në vijën e parë të frontit dhe shkatërrimin e mjeteve të blinduara të armikut. Apache është përdorur nga ushtria amerikane nga Lufta e Gjirit e deri te ajo e Afganistanit.

Ajo çfarë është më e rëndësishme është që Apache është “mbreti i qiellit” që e kontrollon vetë ushtria, dhe për asnjë moment nuk mbështetet në përkrahjen e aeroplanëve të marinës derisa mbron këmbësorin në terren.

M-1 Abrams

 

Tanku M-1 Abrams konsiderohet si një nga tanket më të mira në botë. Peshon hiq më pak se 60 tonë dhe është i pajisur me topin 120 milimetra, kurse shpejtësinë maksimale e ka 65 kilometra në orë. Më së miri njihet për operacionet e zhvilluara në “Stuhinë e Shkretëtirës”, ku i ka shkatërruar në tërësi tanket e ushtrisë irakiane që janë prodhim rus i vitit 1991. Shumë pak tanke M-1 Abrams janë shkatërruar nëpër beteja.

M-109A Paladin

Një prej armëve tjera kyçe të ushtrisë amerikane është M-109 Paladin, që përdor granata 155 milimetra të cilat i hedh deri në 30 kilometra lartësi fal sistemit të avancuar raketor. Gjithashtu mund të lansojë edhe granatën Excalibur që kontrollohet me GPS apo laser.

Raketa anti-tank TOW

 

Raketa anti-tank TOW vazhdon të jetë ende një armë e fuqishme që e përdor ushtria amerikane, edhe pse mbi 45 vite kanë kaluar kur nuk është ndryshuar diçka brenda saj. Kjo raketë mund të shkatërrojë tanke siç edhe është vepruar në luftën e Vietnamit. Modeli TOW 2B është i disponueshëm në disa versione, përfshirë atë për shkatërrimin e bunkerëve dhe ato që shpërthejnë brenda trupit të tankut.

Mitralozi M-2 të kalibrit 50

 

Mund të tingëllojë si diçka e çuditshme që një mitraloz mbi 80 vite i vjetër të klasifikohet si një nga armët më të mira të ushtrisë amerikane, por fakti që M-2 vazhdon të shkrepë plumba për afro një shekull në luftëra të ndryshme, tregon më së miri që është një armë shumë precize dhe efektive.

Ky mitraloz ishte zhvilluar në kohën kur Franklin Roosevelt u bë president i SHBA-ve dhe Adolf Hitleri mori pushtetin në Gjermani. Ai është përdorur në mbarë botën si mitraloz kundër aeroplanëve, mjeteve të ndryshme motorike të ushtrisë si dhe këmbësorisë. Ai ka fuqinë e ngjashme me atë të një topi. Së fundmi është prodhuar versioni i përparuar M2A1.