Ballina Diaspora Fillojnë “Ditët e pavarësisë” dhe atë në diasporë, nikoqir filantropi Lazim Destani

Fillojnë “Ditët e pavarësisë” dhe atë në diasporë, nikoqir filantropi Lazim Destani

Nga: Beqir Sina

“Ditët e pavarësisë”

Fillojnë aktivitetet për shënimin e ditës së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe atë në fillim në diasporë. Më saktësishtë në Dyseldorf të Gjermanisë, ku nikoqir i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore i Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar Lazim Destani, ndërsa morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të ambasadave në këtë vend. Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqipëtare në Gjermani.

Sipas organizatorëve këto janë aktivitetet të cilat i paraprinë festës së Ditës së Pavarisë, 28 nëntorit dhe kanë për qëllim avancimin e vlerave të kulturës shqiptarenë skenën ndërkombëtare. Kjo është vetëm fillimi I një numri të madh të paraqitjeve të ansamblit shtëtërorë në Republikën e Gjermënisë.

Me këtë rast nikoqiri i ngjarjes e cila u organizua në Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyzeldorf, z. Destani theksoi “ Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët. Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!”