Në Pallatin e Kulturës të Manastirit, Presidenti Meta dhe të pranishmit e tjerë të shumtë ndoqën sot veprimtarinë kulturore “Manastiri Feston 110 vjet” të organizuar nga Institucioni Kombëtar i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe të Manastirit, drejtuar nga Nuer Asllani në Maqedoni.
Presidenti Meta është përshëndetur nga ansambli që interpretoi këngë dhe valle patriotike.
Gjatë këtij momenti Kreu i Shtetit ka marrë Flamurin Kombëtar të ansamblit duke e valëvitur në sallë, gjë që është pritur me reagime emocionuese nga të pranishmit në sallë duke elektrizuar të gjithë bashkëpatriotët.
Në këtë veprimtari jubilare ishte dhe këshilltari i Presidentit të Shqipërisë për Rajonin, ambasador Flamur Gashi, një nga veprimtarët kombëtar politik, diplomatik e kulturor nga ma aktivët e ma të mirënjohurit.