Ballina Sport UEFA mund ta përjashtojë skuadrën e madhe nga Liga e Kampionëve

UEFA mund ta përjashtojë skuadrën e madhe nga Liga e Kampionëve

Një lajm tronditës dhe i bujshëm vjen nga Franca ku “L’Equipe” bën me dije se skuadra e Paris Saint Germain mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve. Skuadra parisiene akuzohet për nënshkrimin e kontratave të sponsorizimit me institucionet e Katarit, ku UEFA hetoi për këtë vetëm pas vitit 2015.

Ndërsa, së fundmi është raportuar se Qeveria Evropiane e Futbollit ka hetuar edhe sezonin 2013-2014, 2014-2015. Qershorin e 2017-ës lidershipi i klubit francez pati një takim me UEFA-n ku dhe u ra dakord për të ulur 37 për qind të këtyre kontratave të nënshkruar kryesisht me Autoritetin e Turizmit të Katarit.