Nga sot, 14 nëntor e deri më 18 nëntor 2018, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet edicioni i 21-të i Panairi të Librit “Tirana 2018”, aktivitet i rëndësishëm gjithëshqiptar për dhe rreth librit shqip.
Edhe këtë vit pjesë e këtij panairi pritet të jenë botuese shqiptarë edhe nga vendet përreth Shqipërisë; nga Kosova, Maqedoni e Mali i Zi.
Përveç prezantimit të botimeve më të reja nga botuesit, do të ketë edhe shumë aktivitete tjera për artin dhe kulturën, si promovime të botimeve më të reja, debat, përkujtime për emra të njohur të letërsisë qoftë shqipe ashtu dhe asaj botërore.
Në mbyllje të panarit të 21-të të librit në Tiranë, do të ndahen çmimet e panairit: Autori i vitit 2018; Përkthyesi i vitit 2018; Libri më i mirë për fëmijë 2018.
Panairi i Librit në Tiranë organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptar SHBSH.