Nga ARTUR SHEMAJ
ME TITUJ VEPRASH DRITAN ÇELËS I THËRRAS…
Mermerit trokas fort
Dhe gishtërinjtë mavi më bëhen
Si GJAKU IM I ERRËT.
Dhe ti s`më dëgjon,
As atë derë ta hapësh nuk do,
TI PRINC I PËRKTHIMIT
E tash hijerëndë në fron ulur
Ndriçon një tjetër mbretëri,
Edhe pse përulur të pëshpëris,
Si nuk ia vure veshin GOJËS SË BOTËS,
Mos ikje në atë terr se ishe i ri…
Po ti ike dhe na le
NJË VERË PA LAMTUMIRË
Andaj derën s`e hap, edhe
Pse vij nga ana anës
Shpëtuar prej APOKALPSIT SIPAS SHËN TIRANËS.
Dhe unë për ty kohën luta dhe lus
Banor i gjallë në ARKIPELAGUN SPIRITUS…
Atëhere me që portën s`e hap
Bëjmë një marrëveshje
Kujt zemra ende i rreh me alarm
Me SOS NJË BUZËQESHJE…
Dhe hape derën djalë
Në do i pikëlluar të mos ik,
Tek të vdekshmit e gjallë
Ku shndrit në fytyrat e tyre DJALLI KOMIK…
Se kam ardhë në Hadin e përjetësisë
Një autograf shpirti të jap
Përmes poezisë…