Ballina Ravijëzime Me përdorimin e pajisjeve moderne dhe të certifikuara, përdorimi i peletit, briketit...

Me përdorimin e pajisjeve moderne dhe të certifikuara, përdorimi i peletit, briketit dhe ashklave nuk është ndotës i ajrit, përkundrazi vendet evropiane kanë shtuar sasitë e përdorimit të peletit

Nga Qazim Kukalaj, MSc. Inxh. i dipl. i pylltarisë

Deklarimi i përfaqësuesve të Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në takim me Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ( KPBPZhRMPH), se peletiështë ndotës i madh në Kosovënuk qëndron.Problemi i energjisë sëbashku me ujin dhe ushqimin paraqet një prej problemeve thelbësore të njerëzimit. Nevojat e shtuara dita ditës për energji, ndryshimet e çmimit në tregun botëror si dhe ndikimi i shtuar i prodhimit të energjisë në mjedisin jetësor kanë ndikuar që Energjetika, Ekologjia, Ekonomia dhe Efikasiteti të bëhen problem unik i njerëzimit dhe qëllimeve strategjike të shekullit 21 në kuptimin e çmimit, sasisë dhe ndikimit në mjedisin jetësor. Krahasimi indotjes nga biomasa drunore me ndotjet nga  përdorimin e burimeve fosile ( thëngjilli, derivatet e naftës), ndotjet nga termocentralet, prodhimi i çimentos, Feronikli, ndotjet nga automjetet  dhe prodhimi imetaleve dhe xeheve në ndotjen e ajrit dhe shkaktimin e dëmeve në shëndetin e njeriut janë të pa krahasueshme.

Vende evropiane dhe vendet e zhvilluar botërore,jo që nuk e kanë ndaluar përdorimin e  biomasës drunore, përkundrazi dita ditës po shtohet përdorimi i biomasës drunore si energji e ripërtërishme dhe këto vendevazhdojnë të ofrojnë grande, subvencione dhe ndihmesa tjera financiare, familjeve dhe kompanive prodhuese për zëvendësimin e pajisjeve dhe teknologjive të vjetra , të amortizuara  dhe jo efecientë me pajisje moderne të certifikuara ( eko-pajisje)  si kaldaja, stufa, filtra e pajisje tjera, të cilat bëjnë djegien e plotë të lëndës djegëse dhe emetojnë ndotës në sasi shumë të vogël  dhe në kufij tolerant për shëndetin e njeriut dhe botës tjetër të gjallë.

Dihet se biomasa drunore përfitohet nga prerja e shkurreve, kaçubave, drurëve të prerë me rastin e rrallimeve pyjore,mbetjeve pyjore ( residues) nga prerjet jo ligjore dhe ligjore, masa drunore e përfshirë nga zjarret pyjore, prerjet fitosanitare e dëme tjera pyjore të  shkaktuar nga faktori njeri dhe kushtet klimatike. Masa drunore në fjalë parqet burim të mirë  për prodhimin eprodukteve të biomasës drunore si burim i rëndësishëm për prodhimin e energjisë termike por në disa vende edhe të energjisë elektrike, kuptohet ku sasia e këtyre burimeve natyrore është e madhe. Prodhimet kryesore nga mbetjet pyjore (residues) dhe mbeturinat e industrisë së drurit janë burim i rëndësishëm i prodhimit tëpeletit, briketit dhe ashklave drunore.Edhepse përbërësi kryesor kimik i drurit është karboni (C) me përqindje rreth 50% dhe liron (emeton) rreth 109.6 kg CO2 /GJ  d.m.th.më shumë se ligniti (101.2 kg  CO2/ GJ, ndotja e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm nga përdorimi i biomasës drunore si lëndë djegëse mund të zvogëlohet, veçanërisht në rastin e përdorimit të biomasës drunore nëse aplikohen standarde dhe rregulla si: Lagështia përkatëse e prodhimeve të biomasës drunore në përputhje me normat dhe standardet. Në këtë kontekst përdorimi i drurëve, briketit dhe ashklave nuk guxojnë të kenë lagështin ma të madhe se 25% ndërsa peleti prej  8-10%. Përdorimi i biomasë drunore të terur me përqindje të lagështisë së lartë-theksuar liron shumë më pak tym si rezultat i djegiessë plotë dhe mbetjes së sasisë shumë të vogël të hirit si dhe  emetimit minimal të ndotësve të ajrit.

Faktor tjetër, për mos të thënë kryesor, në zvogëlimin e emetimit ( lirimit) të ndotësve është përdorimi i pajisjeve moderne dhe eficientepër djegie të lëndës djegëse ( kaldajatë, stufat e pajisje tjera). Përdorimi i pajisjeve moderne dhe të certifikuara ose eko-pajisjeve dhe eko-teknologjive   i zvogëlojnë emetimet në përqindje të tolerueshme për shëndetin dhe mjedisin dhe të njëjtat krijojnë temperatura shumë të larta me ç’rast arrihet shkallë më e lartë e nxehtësisë dhe djegie e plotë e të gjithë përbërësve kimik, kështu që fitohet gati energji plotësisht e pastër pa ndikim negativ në ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut.

Përveç zëvendësimit dhe ndërrimeve të përdorimit të teknologjisë dhe pajisjevetë vjetra me pajisje dhe teknologji moderne  në zvogëlimin e ndotjes së ajrit ndihmojnë edhe masatë si:  Caktimi ditëve “jo ngrohje”që ndërlidhet me ndalimin e ngrohjes në orët e hershme të ditës ( mëngjesit) dhe në rastin kur shpejtësia e erës është shumë e vogël, përmbysjet e shpejta të temperaturave etj. si .dhe promovimi i  eko-etiketave. Ndërmarrja e masave të lartë shkruara janë përgjegjësi dhe detyrë e hartuesve të politikave, strategjive dhe vendimmarrësve dhe ndikojnë  në zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe mjedisit.Trajtimi i pasojave në shëndetin dhe cilësinë e jetës së njeriut dhe gjallesave tjera nga ajri i ndotur kërkon qasje shumë më serioze profesionale dhe politike, krahasuar me trajtimin që promovohet kësaj çështje në Kosovë.

Në anën tjetër, propozimi i ekspertëve institucional, ekspertëve të pavarur të mjedisit( ambientit), shoqatave mjedisore e personave tjerë për zëvendësimin e karburanteve të ngurtë për prodhimin energjisë, në rastin konkret energjisë termike ( thëngjillit dhe biomasës drunore) me burime të ripërtërishme ( uji, era, dielli e burime tjera), në rastin e Kosovës, duhet studiuar shumë me zell dhe kujdes, kur dihen limitet sasiore të këtyre resursevesi dhe shkaktimi i dëmeve anësore  nga shfrytëzimi i disa prej tyre, siç është rasti me ndërtimin e hidrocentraleve me kapacitete shumë të vogla të cilat ndikojnëdrejtpërsëdrejti në zvogëlimin e sasive të ujit për pije dhe nevoja tjera familjare, ujit për ujitje të tokave bujqësore, ndotje të ujit, zhdukjen e gjallesave ujore, shëmtimin e peizazhit, largimin e turistëve e ndikime tjera negative.Rast tipik i shkaktimit të dëmeve të shumëfishta ma pasoja afatgjatë, por jo i vetmi, është ndërtimi i hidrocentraleve në Lumëbardhin ( Bistricën) e Deçanit. Shfrytëzimi i biomasës drunore  jo vetëm që nuk i shkakton dëmet siç është rasti me burime ujore, përkundrazi ka ndikim pozitiv në përmirësimin e  cilësisë së pyjeve, shtimin e rritjes dhe ripërtëritjes së tyre, zvogëlimin e lirimit të karbonit nga kalbja e drurëve dhe zhvillimin e filizave dhe bimëve të ulëta. Për më tepër masa drunore ( biomasa) bënë pjesë në burim energjetik të ripërtërishëm dhe është në përputhje me Paketën e BE-së si masë preventive dhe zbutje të ndryshimeve klimatike, adoptuar në vitin 2009 për implementimin e synimit 20:20:20 dhe reduktimit të efektit serë (GHG) nga viti 2007 deri vitin 2020, ku energjia e ripërtërishme duhet të marrë pjesë 20% nga prodhimi i përgjithshëm i energjisë. Derisa përdorimi i biomasës drunore në Kosovë kundërshtohet dhe barazohet me përdorimin e thëngjilli, në anën tjetër sipas të dhënave statistikore dhe shkencore përdorimi i lëndëve djegëse nga biomasa drunore pritet të vazhdojë dhe të zgjerohet në dekadat e ardhshme, veçanërisht brenda BE-së, me qëllim tëzbutjes dhe parandalimit të ndikimeve nga ndryshimet klimatike. Dihet se bota bimore nëpërmjet të procesit të fotosintezës liron  CO2 në atmosferë, mirëpo sasia e njëjte që lirohet me rastin e djegies së drurëve, absorbohet ( thithet ) poashtu nga drurët dhe bota tjetër bimore ( Cikli i karbonit). Gjithashtu dihet se drurët dhe e gjithë flora është prodhuesi më i madh i Oksigjenit. Djegia me burime fosile ( thëngjilli, nafta dhe derivatet e naftës) shtojnë sasinë e CO në atmosferë dhe nuk janë burime të ripërtërishme.Djegia jo e plotë e lëndës djegëse rezulton me emetime relativisht  të larta  për njësi të karburantit duke përfshirë edhe shumë produkte të djegies jo të plotë si PM2.5 dhe monoksidi i karbonit (CO) – dy ndotësit kryesorë të ajrit. Përmirësimi i efikasitetit të djegies së drurit dhe produkteve drunore me përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive moderne redukton ndjeshëm emetimet e gazrave të mëdha serrë, të tilla si CO2 dhe metani (CH4), për njësi të energjisë. Në anën tjetër djegiet në shkallë të vogël të karburanteve si thëngjilli, nafta dhe karburante tjera me origjinë fosile janë burim i  emetimeve të karbonit të zi (Blaccarbon) i cili është komponentë i PM2.5dhe ndikon në  ngrohjen e klimës ( efekti serë). Përveç këtyre ndotëseve, kur qymyri ( thëngjilli) përdoret për ngrohjen e hapësirave të banimit dhe hapësirave tjera shkaktohen emetime nga elementi kimik i squfurit (S) dhe ndotësve të tjerë toksikë që gjenden në disa lloje të thëngjillit.

Analizuar situatën energjetike ekzistuese në Kosovë por edhe mundësitë e limituara  të zëvendësimit të ngrohjes me burime të pastra ripërtërishme, frikohem se për një kohë të gjatë Kosva do të jetë e detyruar ta përdor drurin dhe produktet drunore për ngrohje dhe nevoja tjera familjare. Në ketë kontest, detyrë kryesore e institucioneve përgjegjëse dhe vendimmarrësve, mbetet promovimi i njohurive dhe organizimi i trajnimeve dhe këshillimeve lidhur me përdorimin efecient të energjisë, përdorimin e biomasës drunore filluar nga përdorimi i drurëve të terur, briketit, peletit dhe ashklave me sasi të lagështisë së lejuar dhe sipas standardeve dhe normave të BE-së. Përdorimi i pajisjeve dhe teknologjive moderne dhe të licencuara, për ngrohje si dhe  pajisja e hapësirave të banimit me filtër, aplikimin e efiçiencës së energjisë e masave tjera duhet të jenë politik dhe strategji e institucioneve përgjegjës.

Gjithashtu organet dhe institucionet përgjegjëse qeveritare, nevojitët që t’i shqyrtojnë mundësitë e aplikimit të  grandeve dhe subvencioneve për familjet të cilat janë të interesuara ti zëvendësojnë pajisjet klasike dhe të amortizuar të ngrohjes, me pajisje dhe teknologji të licencuara dhe moderne dhe të zhvillojnë strategjitë për shfrytëzimin e mbetjeve pyjore (residues) dhe mbeturinave nga përpunimi i drurit.