Zgjedhjet amerikane dhe strategjia transatlantike e Evropës

Si rezultat, disa figura të larta në Evropë po shprehen se nuk mund të presin edhe dy vjet të tjera deri në rikthimin tek marrëdhëniet më tradicionale me një Uashington pro-relatave atlantike, por duhet të shqyrtojnë mënyra më të mira për të vepruar me një udhëheqës amerikan që e shikon politikën e jashtme si një marrëdhënie konkurrence me fitues dhe humbës dhe nuk ushqen sentimentalizëm për lidhjet tradicionale me aleatët evropianë.

Por nuk ekziston ndonjë konsensus i qartë se çfarë duhet bërë.

Në radhët e politikanëve evropianë po shfaqet një dallim i qartë mes atyre që besojnë se duhet t’u kushtohet vëmendje më e madhe interesave amerikane në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e tendosura transatlantike, si dhe udhëheqësve e politikanëve që kërkojnë të përqafohet një strategji më agresive — “Evropa në Plan të Parë”– duke argumentuar se përpjekja për ta afruar Presidentin Trump me pikëpamjet e tyre u provua por ka dështuar.

French President Emmanuel Macron, his wife Brigitte, German Chancellor Angela Merkel, Canada's Prime Minister Justin Trudeau, and others arrive to attend a commemoration ceremony for Armistice Day, 100 years after the end of World War I, at the Arc de Triomphe, in Paris.

Debati aktual të kujton argumente të ngjashme që dolën menjëherë pas ardhjes së Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur udhëheqësit evropianë u gjendën të papërgatitur në relatat me një president amerikan që nuk ndiqte normat diplomatike si pararendësit e tij.

FILE - President Donald Trump speaks during a rally at Southern Illinois Airport in Murphysboro, Ill.

Para zgjedhjeve të javës së kaluar për Kongres, shumë politikanë evropianë folën pothuajse hapur për shpresat që republikanët të pësonin humbje të thella në zgjedhje, duke besuar se nëse demokratët do të kishin nën kontroll Kongresin, evropianët do ta kishin më të lehtë të ndikonin për një politikë të jashtme amerikane që u vinte më shumë për shtat.

Por zgjedhjet dëshmuan forcën e populizmit që përfaqëson zoti Trump, të cilën disa vëzhgues e kanë cilësuar si një valë pro-republikanëve dhe që solli si rezultat fitoret e tyre në Senat. Disa politikanë dhe analistë evropianë thonë se Presidenti Trump mund të bëhet edhe më i vështirë në marrëdhëniet me to gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Ata parashikojnë se ai do u mëshojë më me forcë politikave që tronditën marrëdhëniet transatlantike gjatë dy viteve të para në Shtëpinë e Bardhë, si tërheqja e Amerikës nga marrëveshja me Iranin, si dha nga traktati i Parisit për klimën; apo duke sulmuar aleatë si Gjermania për sufiçitin tregtar si dhe duke kritikuar vendet anëtare të NATO-s që nuk shpenzojnë më shumë për mbrojtjen kolektive perëndimore.

German Chancellor Angela Merkel, center, is greeted by French President Emmanuel Macron and his wife Brigitte Macron as she arrives at the Elysee Palace in Paris to participate in a World War I Commemoration Ceremony, Nov. 11, 2018.

“Autoriteti shumë i madh i presidentit, sidomos në politikën e jashtme, mbetet i pandryshuara,” u shpreh për radion Deutschlandfunk kreu i komisionit për çështje të jashtme në Bundestagun gjerman, Norbert Röttgen, pak pas zgjedhjeve të javës së kaluar. “Ne duhet të përgatitemi për mundësinë që humbja e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve mund ta ndezë edhe më shumë Presidentin Trump,” shton ai.

Ndërkohë që Presidenti Trump do të fillojë së shpejti fushatën për rizgjedhje me një motivim të ri, Röttgen dhe të tjerë thonë se ai do të përqëndrohet tek përpjekjet për të mobilizuar bazën më besnike dhe duke pasur parasysh se tani Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë demokratët, ai do të përqëndrohet tek politika e jashtme pasi ofron më shumë hapësirë për manovrim se sa politika e brendshme.

“Aleancat transatlantike janë tensionuar,” paralajmëron Peter Westmacott, ish-ambasador britanik në SHBA. “Ndryshimi i forcës politike që kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve nuk sjell ndonjë ndryshim të ndjeshëm në politikat ku Amerika ka mospajtime me aleatët evropianë, si ndryshimet klimatike, paqja në Lindjen e Mesme, politikat tregtare, Irani, Rusia dhe rëndësia e institucioneve ndërkombëtare,” thotë ai.

Brigitte Macron, French President Emmanuel Macron, German Chancellor Angela Merkel, U.S. President Donald Trump, first lady Melania Trump and Morocco's King Mohammed VI attend a commemoration ceremony for Armistice Day.

Martin Kettle, opinionist për gazetën britanike Guardian, thotë se zgjedhjet për Kongresin amerikan tregojnë se ky revolucion në politikën e jashtme që solli Presidenca Trump do të bëhet edhe më i thellë. “Ai ka gjasa më shumë se kurrë më parë që të fitojë një mandat të dytë, sidomos nëse demokratët janë të përçarë. Këto zgjedhje i tregojnë botës se strategjia “Amerika në Plan të Parë” do të vazhdojë, se nuk është një trill i përkohshëm që do të rregullohet e do të kthehemi në status kuonë e para 2016-tës”.

“Amerika në Plan të Parë” mbetet një sfidë e sikletshme për udhëheqësit evropianë dhe ka nxitur disa të bëjnë thirrje për një strategji balancuese “Evropa në Plan të Parë”. Por përçarjet mes evropianëve e kanë bërë të pamundur një konsensus në mbështetje të kësaj strategjie.

President Donald Trump and French President Emmanuel Macron gesture during their meeting inside the Elysee Palace in Paris, Nov. 10, 2018.
Zyrtarët britanikë e gjermanë fajësonë Presidentin francez Emmanuel Macron se u tregua pamatur, duke argumentuar se deklaratat e tij për një ushtri evropiane dhe për nevojën që Evropa të çlirohet nga varësia ushtarake tek Amerika, ishin të papeshuara për një moment të tillë kur janë thelluar divergjencat transatlantike. Si Britania, ashtu edhe Gjermania e shohin me shumë skepticizëm idenë e presidentit francez për një ushtri evropiane. Skeptikët thonë se një ushtri e tillë nuk do të arrijë kurrë të zëvendësojë rolin që luan ushtria amerikane për mbrojtjen evropiane.

Kur zoti Macron propozoi idenë e tij për një ushtri evropiane pak para mbërritjes së Presidentit Trump në Francë për ceremonitë përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, foli me një ton krejt tjetër, shumë më pajtues. Pasi pohoi se rezultatet e zgjedhjeve për Kongres nuk ka gjasa të qetësojnë tensionet transatlantike, ai shkruante në Twitter “Shtetet e Bashkuara mbeten partneri ynë më i rëndësishëm jashtë Evropës. Ne duhet të rishikojmë dhe të afrojmë strategjinë tone me atë të Shteteve të Bashkuara në mënyrë që ta ruajmë këtë partneritet”.

Pas zgjedhjeve të 6 nëntorit, disa udhëheqës evropianë ka gjasa që të bëjnë përpjekje më të mëdha për të identifikuar politika të reja ku të gjendet mirëkuptim me administratën Trump. Po ashtu ka gjasa që ata të dyfishojnë përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët me Uashingtonin për mosmarrëveshjet tregtare, thonë analistët.

Një ndër rezultantet do të jetë një mbështetje më e fortë evropiane për politikat e administratës Trump ndaj Kinës. Në një shkrim në të përditshmen britanike Daily Telegraph, ish-Sekretari i Jashtëm britanik William Hague lavdëronte Presidentin Trump që kishte kritikuar Kinën për “politikat e saj tepër proteksioniste dhe nacionaliste,” duke i cilësuar si politika të padrejta si dhe për përvetësimin e novacioneve teknologjike të Perëndimit. Ai e quan këtë qëndrim të udhëheqësit amerikan “një ndër arritjet e Presidentit Trump.” Zoti Hague u bën thirrje udhëheqësve perëndimorë dhe aziatikë të zgjohen dhe të hapin sytë përballë kërcënimeve reale që paraqet Kina për Perëndimin.