Ballina Kulturë Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

Nga Ismet TAHIRAJ

TI MUND TE FLESH

Ti mund te flesh

mbi llërat e mi,

prej kërpi

apo prej fieri,

mbi gjakun tim

te kuq ,gjithsesi.

 

Ti mund te flesh

mbi dalldinë e uprisë,

assesi mbi

shenjtin dhe…

dhe nëse çelin

burbuqe sytë e mi.

 

NGËRÇE MË BINË  FYTYRËS

Ngërçe më bien  fytyrës

kur shoh,

kërcinjtë e tu zbardhëm

kërdhokullave të mëndafshta

që thyejnë si qelq

ende pa ardhur,

në ëndrra e duarve të mija.

(-dhe ashtu duhet- ashtu kam kërkuar unë-).

të jesh dridhmë qelibari

e fërfëllizë e egër,

që më  mbytë se gjalli

që së vdekuri më rrëmben.

 

Assesi mbi shenjtin dhe

vetëm për vetëm s’ më lë….

 

MBI GJUJT E TUAJ

Mbi gjuajt e tuaj

thyejnë gijotinat,

si çarjet e deltinës baltore.

Dhe rrjedh nga to  përflakur

një përrua  i ëmbël

siç rrjedhin djerset

më flak  flakëruar.

 

kur thyejnë kocit e mishit

dhe hëna fshehë fajet,

e shelgjeve mashtruese

(si nepërkë helmuese).

 

mbi shenjtin dhe

yjet ndizen e kurrë nuk shuhen.

 

Veç  me durim duhet përvëluar

dihatën e madhe në kurthim.

 

Kërpi a fieri është krahu im….

 

PËRRUA GJARPËRINJSH ISHIN ATO

Përrua gjarpërinjsh ishin ato

që më gjak të skuqet çarçafi

(trillet sikur ishin ngjyrë manushaqe).

e hyjnor del

i përndezuri më ajkën rrëzëlluese

 

Mbi te shenjtin dhe

nuk (duhet) mbretëron sakati.

 

Të lihet shpirti

e shkrihet i gjithë takati.

 

Rrëshira

na e spërkatë ballin , fytyrën,qafën….