Rezorti austriak i Ischgl-it e ka ndaluar skijimin pas orës 20:00 të darkës dhe deri ne orën 06:00 të mëngjesit. Ndërsa të gjithë ata që nuk e respektojnë një rregull të tillë do të këtë një gjobë prej 2,000 eurosh.
Ky rregull i ri u miratua edhe nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Zonës dhe iu njoftua të gjithë pushuesve edhe npërmjet postimit të tij në rrjetet sociale.
Ky është një vendim që ka tingëlluar shumë i çuditshëm për një numër të lartë pushuesish, sepse ky rezort njihet për pistat e tij shumë të mira të skijimit dhe për ndriçimin e tyre shumë të mirë. Por në njoftimin e bërë public theksohej se një vendim i tillë ishte marrë për të evituar në maksimum çdo rrezik të mundshëm.
Në vitin 2012, një tjetër rezort autriak, St. Anton, i ndalonte sijatorëve konsumimin e pijeve alkolike gjatë pushimeve të tyre të ndryshme.