Ballina Bota Numri i lindjeve shënon rënie të madhe në botë

Numri i lindjeve shënon rënie të madhe në botë

Studiuesit kanë njoftuar për një rënie të madhe të numrit të lindjeve në botë.

Sipas të gjeturave të raportit të ri, të publikuar në revistën shkencore, Lancet, pothuajse gjysma e shteteve të përfshira në studim janë duke u përballur me problemin e numrit të vogël të fëmijëve për të mbajtur në nivel numrin e tyre të popullsisë.

Për studiuesit, të gjeturat kanë qenë “befasi e madhe”.

Prandaj sipas tyre në të ardhmen mund të këtë pasoja të mëdha për shoqëritë që kanë “më shumë gjyshër sesa nipa dhe mbesa”.

Ky studim është thënë të ketë përcjellur trendet nga viti 1950 deri më 2017.

Në vitin 1950, niveli i fertilitetit ka qenë 4.7, në krahasim me 2.4 për qind vitin e kaluar.

Megjithatë këto nivele dallojnë nga kombet sepse niveli i fertilitetit në Niger është 7.1 mirëpo shembull gratë në Qipro sipas mesatares kanë vetëm nga një fëmijë.

Përveç tjerash në raport është theksuar se shtetet që janë ekonomikisht më të forta, kanë nivele më të ulëta të fertilitetit, duke përfshirë, Evropën, Shtetet e Bashkuara, Korenë Jugore dhe Australinë.