Ekspozimi ndaj dritës së kaltër ul shtypjen në gjak, kanë treguar studimet e realizuara së fundmi.
Në një testim me 14 persona të shëndetshëm është parë se pas qëndrimit për gjysme ore në drita të kaltra nivelet e tensionit të gjakut janë ulur në të njëjtën masë si pas meditimit.
Drita e kaltër stimulon lirimit e oksidit nitrik, i cili relakson venat e gjakut dhe rrjedhimisht ul edhe tensionin.
Sipas mjekëve kjo mund t’i ndihmojë shumë personat që kanë probleme me shtypjen e gjakut e që nuk mund ta kontrollojnë shtypjen me medikamente.