Ballina Sport Alipay, sponsori i ri i UEFA-s, marrëveshje 200 milionë euro në 8...

Alipay, sponsori i ri i UEFA-s, marrëveshje 200 milionë euro në 8 vitet e ardhshme

Në foto Jack Ma dhe Aleksander Čeferin,

Federata Europiane e Futbollit bëri të ditur sot marrëveshjen me Alipay, platformë kineze për pagesat online në pronësi të Jack Ma.

Siç bën të ditur AP, marrëveshja duhet të sjellë në arkat e UEFA-s, në total, rreth 200 milionë euro në tetë vitet e ardhshme. Marrëveshja do të thotë që Alipay do të bëhet partneri zyrtar i pagesave globale të UEFA-s, për kompeticione si UEFA EURO 2020 dhe 2024, dhe të finaleve të UEFA Nations League.

“Jemi krenar të njoftojmë këtë marrëveshje unike dhe revolucionare me Alipay për kompeticionet UEFA”, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mori pjesë në prezantimin e marrëveshjes në Shangai.

“Alipay është në krye të pagesave dixhitale dhe në bashkëpunim me partnerët e saj nëpër botë, Alipay ka lidhje unike me më shumë se 900 milionë përdorues. Mendojmë që kjo marrëveshje mund të përtërijë më tej mënyrën se si UEFA ndërvepron me tifozët në të gjithë botën”.

Z. Čeferin shtoi që UEFA kërkon të punojë ngushtë me Alipay për të ofruar një përvojë dixhitale unike qindra mijë tifozët që do të ndjekin skuadrën e tyre gjatë UEFA EURO 2020 në 12 vende dhe në Gjermani për UEFA EURO 2024.

Cikli i parë katërvjeçar i Alipay në cilësinë e sponsorit në kompeticionet kombëtare të UEFA do të përfshijë një total prej 420 ndeshjesh dhe një audiencë totale që vlerësohet në 7,4 mld persona.

Alipay bëhet sponsori i tretë në kompeticionet e UEFA për kombëtaret që do të marrë pjesë në UEFA EURO 2020 pas Volkswagen e Booking.com që kanë firmosur marrëveshje deri në vitin 2022.