Ballina Shëndet Zbuloni se cilat ushqime treten më shpejt dhe cilat ju ngopin më...

Zbuloni se cilat ushqime treten më shpejt dhe cilat ju ngopin më gjatë

Ndikimi i tretjes në rënien nga pesha është mjaft domethënës.

Tretja është një proces në varësi të plotë të shëndetit fizik, metabolizmit, moshës dhe gjinisë.

Çdo ushqim ka një periudhë tretjeje të caktuar.

Disa ushqime treten shumë shpejt, ndërsa disa të tjerë kërkojnë orë të tëra.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni më shumë informacion për tretjen e ushqimeve, kohëzgjatjen e këtij procesi  dhe ndikimin e tyre në peshë.

Ushqimet që kërkojnë më pak kohë për t’u tretur

Ushqimet që treten shpejt pasohen nga dëshira për të ngrënë.

Këto ushqime ofrojnë energji të shpejtë dhe rrisin nivelet e glukozës në gjak.

Uji kalon nga stomaku në zorrë pothuajse menjëherë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lëngjet e frutave dhe perimeve kërkojnë 15-20 minuta për t’u tretur.

Perimet e freskëta treten për 30 deri në 40 minuta ndërsa ato të gatuara treten po për 40 minuta.

Peshku nga ana tjetër tretet për 45 deri në 60 minuta.

E njëjta gjë vlen edhe për sallatat që përmbajnë vaj.

Ushqimet që kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur 

Këto ushqime rrisin ngadalë nivelin e sheqerit në gjak dhe ofrojnë një nivel më të ekuilibruar energjie.

Nëse konsumoni ushqime të tilla, sistemi tretës është në punë gjatë gjithë kohës dhe luan një rol stërmundues për trupin.

Perimet me përmbajtje niseshteje ku përfshihen edhe patatet kërkojnë deri në 2 orë për t’u tretur.

E njëjta gjë vlen edhe për drithërat ku përfshihet orizi dhe gruri.

Produktet e bulmetit siç është djathi kërkojnë dy orë për t’u tretur, ndërkohë që arrorët si arrat dhe bajamet kërkojnë plot 3 orë për t’u tretur.

Mishi i pulës kërkon 1.5 deri në 2 orë ndërsa  ai i viçit tretet për 3 orë.

Mishi i qingjit nga ana tjetër tretet për plot 4 orë ndërsa ai i derrit tretet me më vështirësi.

Mishi i derrit kërkon rreth 5 orë për t’u tretur.

Ushqime të tilla duhen ngrënë në një orar të caktuar dhe jo në darkë sepse vështirësojnë fjetjen.

Burimin shkencor të informacionit e gjeni në këtë link.