Shumë pjesë të trupit tonë janë tregues se çfarë personash jemi. Shembull i pjesëve të tilla janë gishtat. Shikoni çfarë thonë për ju.
Gishti i madh i këmbës
Nëse gishti juaj është shumë më i gjatë se gishtat tjerë, jeni shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ. Jeni përplot ide, ndërsa problemet i zgjidhni në mënyra të pazakonshme. Kurrë nuk ndaleni dhe gjërat i shikoni nga perspektiva të ndryshme. Por, ndonjëherë keni probleme me koncentrim dhe veproni para se të mendoni mirë për projektet.
Gishti i madh më i vogël i karakterizon njerëzit të cilët janë të shkëlqyeshëm në kryerjen e shumë gjërave përnjëherë. Janë jashtëzakonisht efikas, dhe përdorin sharmin për t’i bërë të tjerët që të duan idenë e tyre.
Nëse gishti i dytë i këmbës është më i gjatë, ju jeni lider i mirë. Jeni shumë dinamik dhe të gjindshëm, ndërsa ndonjëherë aq shumë insistoni në mënyrën tuaj të punës saqë njerëzit ju përjetojnë si të vështirë dhe të gjithëdijshëm.
Njerëzit me gishtin e dytë më të vogël janë të lumtur me gjendjen ekzistuese dhe nuk do të mundohen të ndryshojnë ndonjë gjë.
Gishti i tretë
Kinezët gishtin e tretë e lidhin me energjinë, instinktet dhe vullnetin. Nëse gishti është relativisht i gjatë, kjo do të thotë që njeriu është jashtëzakonisht energjik dhe i gjindshëm, veçanërisht në vendin e punës. Sa më i gjatë që është ky gisht i këmbës, ka më shumë mundësi që do të arrini në karrierë. Këta njerëz janë perfeksionistë, por ndonjëherë aq shumë bllokohen në punë.
Njerëzit me gisht më të shkurtër dinë të shijojnë në jetë. Pëlqejnë të relaksohen dhe nuk shqetësohen lehtë.
Gishti i katërt
Gishti i katërt i gjatë dhe i drejtë do të thotë që jeni person për të cilin familja ka rëndësi thelbësore në jetë. Pakënaqësinë me personat e dashur e tregon gishti i katërt i lakuar. Ju shumë mirë dini t’i dëgjoni të tjerët dhe jeni kujdestar i shkëlqyeshëm, por ju prekin shumë fatkeqësitë që ndodhin në familje.
Kinezët thonë që jeni shpirt i butë dhe i ndjeshëm,ndërsa në shëndetin tuaj mund të ndikojë çfarëdo problemi në familje. Duheni të relaksoheni dhe të mësoni që të mos e mundoni veten me probleme të huaja.
Gishti i shkurtër do të thotë që familja dhe lidhjet për ju nuk janë aq të rëndësishme, sepse jeni të fokusuar në diçka tjetër.
Gishti i vogël
Nëse gishtin e vogël të këmbës e keni më të shkurtër, atëherë jeni fëmijëror, çdo gjë ju mërzitet shpejt, ikni nga përgjegjësitë dhe vazhdimisht kërkoni argëtim. Dhe nëse mund ta lëvizni me gishtin e vogël të këmbës ndaras nga gishti i katërt, jeni impulsiv, të prirë për aventura dhe sharmant. Nëse nuk mundeni, do të thotë që pëlqeni rutinën, parashikueshmërinë dhe besnikërinë.
Femrave që kërkojnë argëtim u nevojitet një mashkull i cili mund të lëvizë gishtin e vogël, por nëse kërkojnë bashkëshort atëherë ata që nuk mund të lëvizin gishtin e vogël janë ideal për këtë rol.