Ballina Shëndet Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të bëhet psikopat në të...

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të bëhet psikopat në të ardhmen

Shenjat se fëmija mund të bëhet psikopat në të ardhmen, mund të vërehen që në moshën trevjeçare. Veprimet e prindërve shpeshherë i nxisin fëmijët t’i demonstrojnë këto shenja. Por, problemi është se prindërit nuk mendojnë se këto shenja janë të rëndësishme.

Ekspertët kanë zbuluar disa karakteristika interesante të fëmijëve me trajta psikopatike. Shumë vrasës serialë i kanë poseduar këto trajta në fëmijërinë e hershme, por fatkeqësisht ishin injoruar derisa ishte bërë vonë.

Dhuna ndaj kafshëve

Dhuna ndaj kafshëve është një nga shenjat më të qarta të çrregullimeve psikopatike te fëmijët. Nëse i shpjegoni fëmijës se nuk është mirë ta tërheqin macen nga bishti ose ta godasin qenin dhe fëmija vazhdon t’i përsërisë ato veprime, ose më keq tenton edhe t’i vrasë ato kafshë, atëherë duhet të ndërmerrni masa.

Dëshira për vënien e zjarrit

Piromania, apo dashuria për të vënë zjarrin, është shenja e dytë. Kjo është një mënyrë tjetër se si fëmijët e shprehin zemërimin dhe nervozismin dhe nuk është aspak shenjë e mirë!

Thyerja e rregullave

A ekziston ndonjë person që nuk e ka thyer gotën e preferuar si fëmijë, ose nuk është vonuar kurrë në shkollë? Kjo në fakt nuk është gjë e keqe. Por, bëhet shenjë serioze kur fëmijët me trajta psikopatie e kuptojnë se thyerja e rregullave është e keqe dhe, pavarësisht kësaj, ata e shijojnë thyerjen e rregullave dhe marrin adrenalinë nga ajo.

Bulizmi

Normalisht, jo çdo ‘bulist’ është një maniak i ardhshëm. Bulizmi, apo ngacmimi i të tjerëve, është mjaft i shpeshtë. Por, bulizmi mund të jetë shenjë e psikopatisë atëherë kur një person e bën me qëllimin e vetëm për t’i turpëruar të tjerët sepse gëzohet dhe argëtohet me atë gjë.

Mungesa e ndjenjave

Fëmijët me trajta psikopatie nuk frikësohen aq lehtë sa shokët e tyre dhe nuk stresohen në të njëjtin nivel si shokët e tyre. Ata, në fakt, nuk kanë fare ide se çfarë është mëshira apo frika.