– Te varri i poetit Ndoc Gjetja, Lezhë, 2017-
Zeqir Lushaj
STAFETA E POETËVE
– Poetit lezhjan, Ndoc Gjetja –
Jam i bindur se :
Porta e lashtë e Shëngjinit
Dhe Kalaja shekullore e Lisit,
Aq shumë,
Do të mburren me Ty.
Sa…
Fishta dhe Mjeda,
Do ta kenë zili!
Në qytetin e ideve, 1)
Nuk këputet stafeta.
Gjetje sugjestionuese:
Poeti Ndoc,
Dhe mbiemri:
Gjetja!
./.
1.Qyteti i ideve, – Një figurë letrare e vet poetit Gjetja
Shënim: Të tre poetët e mirënjohur i përkasin të njejtës trevë të Nën-Shkodrës:-,Fishtë-Mjedë-Bërdicë
Shkodër 1983. Grup gazetarësh:- Nga e majta në të djathtë: Tomë Therçaj, Frano Caka, Zeqir Lushaj dhe Preç Zogaj
(Foto: Petrit Omeri)