Nga Ilir Kadia – Tiranë
Tani unë po bëj atë që ai kish qejf ta bënte sa herë mblidheshim në shoqëri. Të gjallëve dhe të vdekurve që njihnim, ua kthente në ngjarje humoristike historitë e jetës, sado të trishtuara të ishin dhe nuk besoj se ia kanë marrë për ters as të gjallët e as të vdekurit. Unë do të tregoj historinë e tij. Timen kushedi kush do ta tregojë.
Kur mbushi dyzetepesë vjeç, ai shpalli me gotë në dorë se në pesëdhjetë vjetor do të peshohej para fillimit të festës dhe në vend të skiles gjashtëdhjetë kilogramëshe, siç i thonin me humor, do të shihnin atëherë një derr të vërtetë njëqind kilogramësh. Asnjë gram më shumë.Dhe iu fut të ngrënit dhe të pirit si i babëzitur.Që në mëngjes byrek me kos; pastaj paçe, pilaf, fasule. Birrë veçanërisht pinte shumë. Preferonte mish qengji në hell.Vendin e cipës së hollë të barkut filloi t’ia zërë me shpejtësi një masë dhjami palë- palë. Në fillim shihte me gëzim se si shigjeta e peshores që kish venë në korridor, sa dilte nga kuzhina , tregonte çdo ditë djathtas ; por ajo nuk ndalej më. Erdhi dhe u bë vërtetë si një derr i rrrumbullakët nga ata prej balte që u bëjnë një vrimë në kurriz për të hedhur
monedhat e kursyera. Afro tre javë para se të arrinte pesëdhjetë vjetorin peshonte plot njëqindenëntëmbëdhjetë kilogram. Bastin e kishte venë për të qenë njëqind kilogram. asnjë gram më tepër. Kërkonte të dobësohej pa lënë të ngrënit …
Dikush i tha se formulën më të fundit shkencore për të ulur peshën e gjeje në internet dhe ajo ishte shpikur në Itali. Për ne shqiptarët ishte shumë e lehtë për t’u zbatuar se ne hanim gati njëlloj çfarë hanin italianët. Ata mish – ne mish, ata fasule – ne fasule, ata kos- ne kos, ata…dhe vazhdonte të rendiste një varg perimesh e frutash duke të ftuar ty t’i thoshe në fund: ata makarona- ne makarona. Sipas asaj formule çfarëdo të haje në mëngjes do të haje gjithë ditën, pa futur në gojë gjë tjetër, po të përjashtosh ujin. Nëse do ta nisje me mish ditën, mund të haje sa të doje, por jo gjë tjetër veç mishit. Ditën tjetër mund ta ndryshoje , mund të haje sallatë jeshile për shembull, por prapë duhet të haje sallatë gjithë ditën. Po kështu me makaronat, me kosin, me mollët deri në ditën e nëntëmbëdhjetë kur thuhej se duhej të kishe rënë nëntëmbëdhjetë kile, pra një kile në ditë. Ishte tamam ajo formulë që i duhej.
Ai e filloi me mishin. Mëngjes , drekë, darkë- mish. U peshua të nesërmen në mëngjes dhe pa se vërtet kishte rënë një kile. Dita e dytë ishte dita e lakrës. Zjeu një lakër mesatare, hëngri më shumë se gjysmën në mëngjes ndërsa pjesën tjetër e mori ta hante në zyrë. Kur shkuam për kafe në pushim , ai në vend të filxhanit të kafes mbajti ca gjethe të zjera lakre. Qeshëm ne, qeshi edhe ai duke bërë humor me veten, por të nesërmen erdhi i gëzuar në zyrë dhe na tha se e kishte humbur dhe një kile tjetër. Dita e tretë ishte dita e mollëve. Ne vumë re se vërtetë ai po binte nga pesha dhe ditën e pestë ne i kërkuam të na tregonte hollësisht formulën. Ai u tregua shumë i gatshëm.. Printoi të përkthyer në shqip menynë e nëntëmbëdhjetë ditëve ushqim të njëanshëm dhe e ngjiti në xhamat e zyrave.Të gjithë filluan të zbatojnë formulën. Ajo që për atë ishte dita e gjashtë, për ne u bë dita e parë. Dita e fasules për të, për ne ishte dita e karrotës. Dita e supës për të, për ne ishte dita e vezës. Ai, por bashkë me të gjithë institucioni ynë po humbiste dhjamin. Vendosëm peshore në zyrë dhe secili sapo vinte në mëngjes peshohej një herë. Ai i pari , ne të tjerët pas tij. Edhe nëse dikush e hapte i pari zyrën do të priste të vinin të gjithë, pastaj të fillonte peshimi. Askush nuk mund të gënjente në peshë. Ndjeheshim në fakt disi të këputur. por nuk ankoheshim. Ata që i kishin zyrat në katet e sipërm thonin se ndjeheshin më të lehtë kur i ngjitnin shkallët, por nuk kishin forcën e mëparshme. Ditën e dymbëdhjetë në mëngjes ai erdhi tek zyra jonë me pak djersë në tëmtha. Sytë i kishte me rrathë. Tha se ishte në ditën e prasit. Hipi në peshore dhe befas vuri dorën në zemër. U mbajt në tavolinën afër derës, por nuk mundi. U plandos në tokë. Infarkt.Të nesërmen e varrimit nëpër xhamat e zyrave nuk u gjet asnjë kopje e formulës së dobësimit nëntëmbëdhjetë ditor. Ne ishim në ditën e shtatë kur drejtori na la, ndërsa ai vetë arriti të jetë dymbëdhjetë kile më pak, shtatë ditë para se të bëhej pesëdhjetë vjeç.