Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të hënën se nuk ishte i sigurt nëse do të takohej me udhëheqësin rus Vladimir Putin gjatë një vizite në Paris javën e ardhshme, por siguroi se kjo do të ndodhë në samitin e G-20, në Argjentinë në fund të muajit.
“Ne ende nuk kemi vendosur asgjë. Nuk e dimë nëse Parisi do të jetë vendi i duhur. Unë do të jem në Paris për arsye të tjera, por ne do të takohemi në samitin e G-20”, tha Trump në Bazën e Përbashkët Andrews, përpara se të nisej në një udhëtim për fushatë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i tha agjencisë së lajmeve RIA se Putin dhe Trump janë të detyruar të takohen, por nuk do të mbajnë biseda “substanciale”.
Ai tha se të dy do të kishin “bisedime në këmbë” në Paris, për të marrë një vendim në lidhje me një takim të mëtejshëm formal, që pritet të ndodhë në Argjentinë, në fund të muajit.
Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i Trump, John Bolton tha muajin e kaluar se takimi i Parisit do të ishte i shkurtër dhe më shumë “një stërvitje bazë” gjatë së cilës dy liderët do të diskutojnë nëse Putini do të pranojë ftesën e Trump për të ardhur në Uashington.