Ballina Diaspora Shqiptaro-amerikanë, votojeni Vedat Gashin për Asamblenë e New Yorkut

Shqiptaro-amerikanë, votojeni Vedat Gashin për Asamblenë e New Yorkut

Kosovari Vedat Gashi, në garë për Asamblenë e New Yorkut.
Një shqiptar nga Kosova është në mesin e mijëra kandidatëve që garojnë për nivele të ndryshme pushteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vedat Gashi nga Peja garon në Distriktin 94 për Asamblenë e Shtetit të New Yorkut.
Avokati nga Kosova që me demokratët synon ulëse në Asamblenë e Shtetit të New Yorkut.
Ai garon në emër të demokratëve kundër një kandidati të Partisë Republikane.
Fushata e Gashit ka vënë në dispozicion një numër telefoni +19143526333, për të gjithë votuesit që mund të kenë nevojë për ndihmë për të gjetur qendrat e votimit.
Nëse fiton, Gashi do të bëhej shqiptari i parë nga Kosova, i zgjedhur në një post të lartë politik në SHBA.
Përndryshe, fokusi më i madh i zgjedhjeve të nesërme është për Kongres, me gjasat reale që demokratët të kthejnë pushtetin në të dyja dhomat, për ta sfiduar seriozisht pushtetin e Presidentit Trump.