Ballina Sport Gjobitet Ronaldinho, gjykata i gjen më pak se gjashtë euro në bankë

Gjobitet Ronaldinho, gjykata i gjen më pak se gjashtë euro në bankë

Fama dhe magjia e dhënë në fushën e lojës, nuk e ka penguar një gjykatë në Brazil që të marrë masa ekstreme ndaj ish-sulmuesit të Milanit dhe Barcelonës, Ronaldinho.

Ajo ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së brazilianit për shkak të borxheve të papaguara, që përflitet se kapin shifrën e dy milionë eurosh.

Por ajo që bën më shumë përshtypje është vlera që ish-futbollisti ka në llogarinë e tij bankare. Sipas mediave braziliane, Ronaldinho ka vetëm 6 euro në bankë, një fakt që nuk korrespondon aspak me mënyrën e jetesës së tij, pasi gjatë dy javëve të fundit ai ka udhëtuar drejt Kinës dhe Japonisë për shkak të sponsorave.

Kohët e fundit, ai ka qenë gjithashtu në vende të ndryshme në Evropë dhe Afrikë, ndërsa kompania e veshjeve sportive “Nike” ka nisur edhe një linjë këpucësh nën emrin e tij.

Ronaldinho dhe vëllai i tij u gjobitën për ndërtime të paligjshme në një zonë të mbrojtur, por hipotekimi i pasurisë së tyre nuk ka qenë e mjaftueshme për të paguar borxhin për shkak të interesit të lartë të krijuar gjatë katër viteve të konfliktit gjyqësor.