Ballina Kulturë Emri në gurë

Emri në gurë

Nga Avdyl MATOSHI

Kur isha i vogël…
me t’voglat duer,
emrin kam shkrojtur,
në gjithata gurë.

Me një daltë të vogël…
me çekiç muratori,
sipas mendjes time,
ja kaloja çdo skulptori.

Pisha në mes shkëmbit….
rrinte bukur, për karshi.
me emrin tim në shkëmb,
rriten bashkë te dy…

Vitet iken tutje…
edhe pse u largova,
ty bjeshkë e dashur….
asnjëherë s’të harrova!

Bjeshka asht’ mërzitur….
pse unë jam larguar,
I kam lan’ pishë e emrin
në shkëmb të vetmuar.

Ti pishë e dashur….
rri për pa u merzitë,
patjetër do të kthehem,
do kthehem një ditë.

Unë tani me thinja…
me rrudha në duer,
prap do shkruajmë emra….
në gurë, si dikur… !

11 nëntor 2016

Avdyl Matoshi është një nga shembujt emblematik të ngritjes së një biznesi familjar të thjeshtë e të profilizuar në mbi nji çerek shekulli të tranzicionit shqiptar në rrugëtim të jashtëzakonshëm nga Tropoja në Tiranë, me sakrifica të pazakonta, pa u ndalë në asnjë ditë, pa ndryshue në asnjë kohë, duke iu gëzue dijes e djersës së tij, kontributit familjar. Rrugëtimi, puna e përpjekjet e tij janë “barometër”, nji nga barometrat e Demokracisë së sotme.
Avdyl Matoshi ka shkruar qysh në Vitet ’80 në shtypin e kohës.


Avdyl MATOSHI ka një jetë të pastër me penën e lapsin e tij…, ka një familje të mrekullueshme me zonjën e tij të nderuar Drita dhe dy djemtë e tij të shkëlqyer Endri e Juliani me zonjat e tyre, me nipa e mbesa të tij.