Ballina Diaspora Dalin në shitje shtëpi me 1 euro në provincën e shqiptarëve në...

Dalin në shitje shtëpi me 1 euro në provincën e shqiptarëve në Itali! Projekti kundër boshatisjes

Vendi po boshatiset gjithnjë e më shumë dhe kryetari i komunës ka ndërmarrë një nismë të re që ka si qëllim rigjallërimin e qendrës historike dhe të ekonomisë së territorit.

Ka vendosur që të bëjë pjesë të pasurisë komunale shtëpitë e braktisura dhe t’i japë ato me çmimin simbolik 1 euro, kryesisht për çiftet e reja. ANSA raporton se ky projekt po bëhet në Tarsia të Kozencës në Kalabri, ku janë pak më shumë se 2 mijë banorë.

Në fakt, Kozenca është një provincë ku ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh; arbëreshët e vendosur aty shekuj më parë e ata që kanë emigruar pas rënies së regjimit komunist.

Kemi regjistruar pasuritë e paluajtshme që janë braktisur. Për momentin kemi regjistruar disa dhjetëra ndërtesa që janë pasuri e personave që nuk kanë më interes që t’i mbajnë sepse jetojnë prej kohës larg nga Kalabria. Kemi skicuar një rregullore për t’i marrë këto shtëpi e për t’i bërë pjesë të pasurisë komunale. Hapi i radhës do të jetë miratimi i një paketë për çiftet e reja” shprehet kryetari komunës Roberto Ameruso.

SCAN