Arrat konsiderohen si “ilaç natyral” për shëndetin e zemrës.
Është kjo ajo që kanë zbuluar studiuesit amerikan të organizatës ‘Life Sciences Research Organization’, duke zbuluar se ky lloj fruti i thatë, ka aftësi çudibërëse për reduktimin e kolesteolit të keq, i cili është një prej shkaktarëve kryesorë, të shumë patologjive kardiovaskulare.
Nga rezultatet e arritura, u konstatua se si u reduktua niveli i kolesterolit të keq LDL, por edhe të proteinës së tij primare (ApoB).
Doktor Michael Falk, një nga autorët e studimit thotë se, “Rezultatet e studimit tonë përforcojë dobitë që luajnë arrat në sëmundjet kardiovaskulare. Arrat përmbajnë elementë të rëndësishëm ushqimorë natyralë, që nuk gjenden në ushqime të tjera”.