Ballina Rajoni Kancelari austriak Sebastian Kurz viziton Ballkanin

Kancelari austriak Sebastian Kurz viziton Ballkanin

Kancelari austriak, Sebastian Kurz viziton të hënën Beogradin, ndërsa të martën qëndron në Kosovë, ku priten takime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të hënën (05.11) kancelari austriak, Sebastian Kurz viziton Beogradin, ku ai takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabic. Një ndër temat kryesore të bisedimeve si në Boegrad edhe në Prishtinë është konflikti mes dy vendeve dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve përmes procesit të dialogut. Temë tjetër është edhe afrimi i këtyre vendeve me BE. Serbia kërkon hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave që të çojë sa më shpejt përpara procesin e anëtarësimit. Në mbrëmje Sebastian Kurz shkon drejt Prishtinës.

Në Prishtinë kancelari austrik të martën fillimisht pritet për një vizitë tek trupat austriake të KFOR-it, sipas mediave austriake. Priten takime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Edhe në Prishtinë do të luajë rol qendror vazhdimi i dialogut për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Për Kosovën që pret liberalizimin e vizave me BE, vizita e kancelarit austriak, Sebastian Kurz ka rëndësi të veçantë, pasi Austria mban aktualisht presidencën e radhës në BE.

la(sn,orf)