Ballina Diaspora Flamuri si simbol i dasmës shqiptare

Flamuri si simbol i dasmës shqiptare

Shkruan : Bekë Bruçaj

Në Prill të vitit 1969, familja jonë kishte dasëm dhe ishte koha kur edhe flamuri kombëtarë veq se ishte lejuar. Ishin Ulajt, që e përdorën për herë të parë me qenëse edhe dasma e tyre ishte përpara me datë nga dasma e familjes sonë.
Në Morinë, dy dasma nga Kosova, ku krushqëve u ishte marrë flamuri nga popullata e atij vendi të përcjellura dhe të mbrojtura nga policia malazeze. Për dasmën tonë, u mblodhen të gjithë Vuthajt dhe kishin vendosur njëzëri që të mirrnin dhe ta mbronin atë flamur me çdo çmim. Policia, kishte ardhur te gjyshi im duke i bërë presion që të mos përdorej ai flamur sepse kështu edhe kishin pasur probleme me atë flamur por ai (gjyshi im) kishte vendosur që me çdo kusht ta mbante atë flamur dhe u tha prerazi policisë malazeze se do t’a mbante dhe do t’a mbronin me çdo ksuht.
Si një familje e madhe dhe ekonomikisht qëndronim mirë, ftuam të gjithë Vuthajtë, miq dhe dashamirëve të Krahinës sonë. Bababi im (Hysen Ali Bruçaj) në dhomën ku qëndronin dasmorët dhe që ishin ftuar para dasmës, u tha që të gjithë dasmorët duhet të jenë të armatosur që në rast të ndonjë sulmi të mundshëm për flamur të merret dhe mbrohet me çdo çmim. Ne kishim rezervuar tre autobusë që të shkonim në Rugovë të Pejës që t’a marrim nusen, por burrat vendosën që të shkonin vetëm pesëdhjetë (50) dasmorë dhe dy dasmoresha.
Hysen Bruçaj, kishte mbledhur dy thasë me armatim dhe i kishte dërguar tek miku i tij në fshatin Martinaj pikërishtë tek Halil Hamzi (Balidemaj) dhe kur të kalojnë dasmorët nga Vuthajt në Martinaj t’ua jepte armët dasmorëve. Atë ditë, si dasmorë kanë qenë : Nga familja Gjonbalaj (Halil Kurti; Hasan Isufi; Beqir Mustafa; Sadri Ujkani; Rexhepe Alija; Fazli Haziri; Qerim Sokoli; Halil Mema; Rexhep Bajrami; Ramë Jakupi; Isuf Syla; Ramë Haxhija; Abaz Bajrami; Sadik Ujkani); nga familja Kukaj (Murat Hasani; Ujkan Sadria; Tahir Sokoli dhe Mem Halili); nga familja Ahmetaj (Brah Alija; Sadik Puleci, Sherif Tahiri; Musë Tahiri i Ujka Smajlëve; Hamzë Duqi); nga familja Goçaj (Ramë Alija); nga familja Ulaj (Sadri Rexhepi; Cafë Macula); nga familja Çelaj (Rexhep Ethemi; Sherif Mustafa); nga familja Dedushaj (Brahim Qaloku; Islam Halili; Sylejman Zeqiri; Sali Çungu); nga familja Vuçetaj (Sherif Meli; Feriz Asllani; Avdi Rama); nga familja Qosaj (Musë Shabani; Bali Syla; Shaban Neziri); nga familja Hasanaj – Gjonbalaj (Ramiz Istrefi; Rexhep Arifi; Miftar Mustafa; Adem Gjoku; Shaban Sadrija); Pulec Rama Selimaj dhe të tjerë; nga fshati Martinaj kanë qenë të ftuar (Rexhep Tahiri – Hasangjekaj; Sokol Bajrami – Prelvukaj; Zenel Mehmeti – Prelvukaj); nga familja Balidemaj ( Ujkan Zeka – Balidemaj; Zeqir Halili – Balidemaj; Sali Rama – Balidemaj; Smajl Tahiri – Balidemaj); nga Nokshiqi (Bajram Muji – Selimaj) nga Zhanica (Hazir Novaj; Hysen Novaj) si dhe të gjithë familja dhe vëllezëria Bruçaj.
Dasmoresha kanë qenë : Hajrije Bruçaj – Balidemaj dhe vajza e saj Gimë Bruçaj. Ndërkaq xheverë (krushki i parë) ka qenë Qerim Binaku – Bruçaj dhe ka qenë i veshur në kostume kombëtare.
Në momentin e nisjes së autobusit nga krojet e Vuthajve, deri sa po hynin dasmorët në autobus unë në moshën 11 vjeçare u përvodha dhe hyra në fundin e autobusit dhe e luta motrën time dhe nënën time që të më mbulonin duke mos treguar për futjen time në autobus me qenëse ishte e ndaluar ardhjja e fëmijëve në dasëm për shkak të rrethanave që ishin në atë kohë. Nëna ime mu drejtua duke me thënë “Zbrit nga autobusi sepse ka për të vrarë yt Atë”, por ishte e kotë vendosa që të shkojë dhe ashtu ndodhi. Vlenë të theksohet se të gjithë dasmorët ishin të armatosur dhe kur arritëm në Martinaj, Halil Hamzi na e futi dy thasë me armatim në autobusin tonë gjoja që ishte ushqim për dasmorët dhe të cilat i kishte lënë Hysen Bruçaj. Ai kishte udhëtuar disa ditë më parë në fshatin Shkrel tek Sadri Bajrami duke e porositur që të siguronte armatim për dasmorët, dhe ky burr i Rugovës me prejardhje prej vëllezërisë Bruçaj që ishte kushëriri ynë i parë, i kishte siguruar armatim dhe i kishte pshtjellur me qarqafë të bardhë duke aluduar se ishte pajë për nusen. Nga Martinajt, vazhduam rrugën për Morinë – Arzhanicë, Velikë, Çakorr, Kuqishtë dhe arritëm në fshatin Drelaj të Rugovës, ku na pritshin Rugovasit të cilët e kishin ulur nusën nga Malajt. Mikëpritja e Rugovasve ishte madhështore, pas drekës u nisëm për në Vuthaj, aty na u bashkuan edhe kushërinjtë nga Shkreli në krye me Sadik Bajramin, Ibish Bajramin, Smajl Arifin, Adem Mustafën, Mehmet dhe Brahim Sadiku si dhe vajzën e Sadikut – Sabrije Hysenaj.
Pasi që morëm nusen, u nisëm për në Vuthaj, dhe dasmorët u ndalën në Çakorr duke e hedhur një valle Shqiptare. Kur mbërrim në Arzhanicë, përpara na dulën ato pak familje shqiptare në krye me Bajraktarin e familjes Tahiraj të cilët dulen gra e fëmijë që t’i përshendesin dasmorët dhe flamurin dhe me një shishe raki i qarosën dasmorët.
Aty filluam rrugën për Morinë, dhe gjysa e dasmorëve ishin kundër ndaljes në Morinë, por babai im ishte i vendosur që të ndalemi dhe të hedhim valle në mes të morinës. Shoferi i autobusit një malazez, u tha që tashmë jamë dasmor në dasmën e Bruçajve dhe do të ndalemi. Kur u ndalëm në Morinë, babi im thiri dasmorët që të dalin jashtë por një pjesë e tyre hezitonin duke menduar se do të ishte provokim ndaj malazezëve dhe të vazhdojmë për në Vuthaj, por babai im ishte këmbëngulës që të hedhim valle në Morinë. Të rinjtë në krye me Qerim Binaku – Bruçaj, ishin të gatshëm që të dalin dhe të hedhin vallen shqiptare mu në mes të Morinës. Atëherë, babai im, i thotë Qerimit që t’a merrte flamurin dhe t’u prijë dasmorëve në valle dhe ai me plotë dëshirë edhe e bëri një gjë të tillë duke mos e përjashtuar edhe nusën e cila hezitonte të hynte në valle në Morinë por babai im me çdo kusht e bëri të ndodhte një gjë e tillë, duke mos e harruar kurr atë moment edhe unë me urdhër të babait tim duke me thënë që me që u bëra dasmorë atëherë duhej të hysh në valle. Unë me krenari dhe një ndrojtje i’u bashkangjita vallës shqiptare.
Qerim Binakut – Bruçaj, atë ditë në krye të vallës në Morinë i kishte hije flamuri dhe veshja kombëtare. Në Morinë kur filluan valet shqiptare, që të dy kafet e atij vendi dulën jashtë të nervozuar dhe të habitur për guximin e dasmorëve vuthjanë. Aty, u bllokua komunikacioni dhe donin të na largonin por babai im i tha që do të hedhim një valle pastaj do të vazhdojmë. Ai kishte dy revole në shokë, dhe një bombë e cila dallohej fare lehtë. Para daljes së dasmorëve nga autobusi, ai e kishte bërë planin që në rast se sulmohen dasmorët nga ndokush të përgjigjen në të njëjtën mënyrë që të mbrohen dasmorët e kësaj dasme. Në autobusë qëndruan : Ali Dauti Bruçaj; Shaban Alija Bruçaj; Sadik Puleci – Ahmetaj; Islam Halili – Dedushaj; Murat Hasani – Kukaj; Rexhep Bajrami – Gjonbalaj; Sokol Bajrami – Prelvukaj; Ujkan Zeka – Balidemaj; Sadik Bajrami – Hysenaj (Bruçaj) Smajl Arifi – Hysenaj (Bruçaj). Ky ishte, rasti i parë dhe unë personalisht nuk kam ndëgjuar që në atë kohë në ato rrethana por edhe sot nuk di ndonjë rast që dasmorët kanë hedhur valle në mes të Morinës.
Gjatë rrugës, jemi ndalur edhe te Ura e Plavës, në gropë të Smajlit në hyrje të Martinajve dhe në mes të fshatit Martinaj dhe në fund në Guci. Në Guci, vallës i’u bashkangjiten njëqind shqiptarë të tjerë të krahinës.
Kjo ngjarje u komentua gjatë në Plavë e Guci për heroizmin e treguar të dasmorëve. Kjo do të mbetet në kujtesën time për gjatë tërë jetës.
Për fund, u kërkojë ndjesë të gjithë atyrëve në qoftë se kam harruar ta përmend ose përfoli ndonjë emër.

Sinqerisht,

Bekë Bruçaj
New York 2015