Shakira ka hedhur themelet e dy shkollave në Kolumbi, në vendlindjen e saj.
Këngëtarja dhe filantropja e famshme ka vizituar të premten qytetin historik të Cartagena të premten dhe vendosi gurëthemelet e para në një shkollë që do të shërbejë për një mijë fëmijë.
Pastaj edhe në qytetin e Barranquilla ajo inauguroi ndërtimin e një strukture të ngjashme për dhjetëra nxënës tjerë.
Ndërtimi i shkollave do të financohet nga Pies Descalzos, një fondacion i drejtuar nga Shakira, që aktualisht menaxhon tre shkolla për fëmijët e pafavorizuar.