Ballina Kulturë “Travel and Destination”: Shqipëria, një destinacion turistik që është në pritje...

“Travel and Destination”: Shqipëria, një destinacion turistik që është në pritje për t’u eksploruar

Nuk është kurrë herët të planifikosh pushimet e radhës. Ndonëse jemi shumë pranë atmosferës së fundvitit, të shumta kanë qenë mediat apo platforma turistike që kanë bërë listat e tyre për destinacione në verën e 2019. Evropa përbën një destinacion të përsosur veror. Kështu sugjeron Travel and Destination , një blog i njohur britanik për turizmin.
Në Europë, sipas artikullit, mund të gjenden plazhe mahnitëse, peizazhe të mrekullueshme, qytete të pabesueshme dhe shumë më tepër për t’ju dhënë një pushim fantastik larg vendit tuaj të qëndrimit.
“ Ka shumë vende të mira në të gjithë Evropën, mund të jetë e vështirë të vendosësh se ku të shkosh, prandaj vazhdo leximin. Këtu është një përzgjedhje e disa prej vendeve më të mira për tu vizituar në Evropë këtë verë nga qytetet në destinacionet e plazhit.”- shkruan editori i blogut, Mike Clegg.
Mes Qipros dhe Maltës, ishujve grekë dhe mbretit spanjoll të Barcelonës, bregdeti shqiptar listohet si ndër më të preferuarit.

Bregdeti Shqiptar

Shqipëria është një destinacion turistik më i vogël që është në pritje për t’u eksploruar. Këtu do të gjeni shumë plazhe të bukura dhe të qetë përgjatë bregut me ujë të kristaltë. Disa nga pikat më të mira janë Ksamili, Borshi, Jala dhe Dhërmi. Temperaturat mesatare nga Qershor-Gusht: Afërsisht 22-25 ° C
Të tjera destinacione të listuara në blog ishin fqinjët tanë: Kotorr, Dubrovnik, Sardinia, më tej Ibiza, Algarve etj.

Pak ditë më parë, edhe platforma e mirënjohur Booking.com listoi Shqipërinë në destinacionet për t’u vizituar verën e ardhshme. Sipas Booking.com, “Ksamili, Shqipëri. Ky vend në jug të Shqipërisë është një perle e feshehur (por jo edhe për shumë kohë), e preferuar për ato që i dashurojnë plazhet. Ksamili karakterizohet nga nje det me ujëra kristal, plazhe të qetë dhe restorante me atmosferë të ngrohtë. Disa vende pranë Ksamilit, të cilat janë interesante për t’u vizituar, janë Syri i Kaltër dhe qyteti i lashtë i Butrintit, trashëgimi e UNESCO-s. Arsyet pse ky vend është i këshilluar për t’u vizituar janë pjatat e lira me ushqim peshku, deti dhe njerëzit simpatikë.”