Ballina Kulinari Receta e ditës/ Picë me kaçkavall dhe perime

Receta e ditës/ Picë me kaçkavall dhe perime

Përbërësit:

10 gr tharm buke

70 gr gjalpë

kripë

250 gr miell

500 gr domate

500 gr kungullesha

80 gr kaçkavall

2 vezë

100 gr ajkë

1 lugë trumzë

 

Përgatitja:

Tharmi i bukës përzihet me 150 mililitra ujë të vakët, shtohet mielli, kripa, gjalpi dhe ngjishet brumi të cilën e mbulojmë dhe pushon 20 minuta.

Domatet dhe kungulleshat pastrohen dhe priten në rrathë, tepsia lyhet dhe në të shtrihet brumi, duke shtrirë brumë edhe rrethit të tepsisë.

Brumi shpohet me pirun, furra nxehet në temperaturë 200 gradë celsius, rrathët e domateve dhe kungulleshave shtrihen mbi brumë, u hidhet kripë dhe përmbi u derdhet kaçkavalli i grirë.

Përmbi kaçkavallin e grirë, derdhet ajka e thartë, e përzier me trumzë dhe e vëmë në furrë për pjekje rreth 40 minuta.

Ju bëftë mirë!