FIFA ka publikuar katër momentet emocionuese të Kupës së Botës në stadiumin e Kaliningradit.
Në mesin e këtyre janë edhe dy golat e futbollistëve shqiptarë, ai i Shaqirit kundër Serbisë dhe i Adnan Januzjat kundër Belgjikës.
Shaqiri shënoi në minutat e fundit golin e fitores kundër Serbisë, ku më pas festoi edhe me “shqiponjë”, ndërsa goli i Januzajt ishte spektakular në fitoren minimale të Belgjikës kundër Anglisë.
Më poshtë janë katër momentet më emocionuese në stadiumin e Kaliningradit gjatë Kupës së Botës.
Goli i Xherdan Shaqirit kundër Serbisë
Humbja e penalltisë nga Aspas kundër Rusisë
Supergoli i Adnan Januzajt kundër Anglisë
Goli nga penalltia i Luka Modric kundër Nigerisë