Tashmë është zbuluar edhe slogani i Eurovizionit të vitit 2019-të që do të mbahet në Izrael, shkruan KultPlus.
“Guxo të ëndrrosh” (Dare to dream) është slogani i Eurovizionit ndërsa do të jetë Tel Avivi qyteti që do të mirëpresë vitin tjetër ngjarjen më të madhe muzikore në Evropë.
Festivali do të mbahet në muajin maj 2019, me 14, 16 dhe 18 maj. Do të jetë hera e tretë që Izraeli e mirëpret organizimin e Eurovizionit, pas vitit 1979 dhe 1999.