Përbërësit për rreth 25 biskota:
170 gr miell
130 gr gjalp
70 gr sheqer pluhur
1 bustinë vanilje
1 të bardhë veze
pak kripë
Përgatitja:
Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e lëmë në temperaturë ambienti për të paktën 5 orë (ose e nxjerrim në mbrëmje dhe biskotat i përgatisim të nesërmen).
Në një enë vendosim gjalpin tashmë të zbutur me sheqerin pluhur, vaniljen dhe i përziejmë me ndihmën e një mikseri me shpejtësi maksimale për pak minuta.
Në një tas tjetër, rrahim të bardhën e vezës derisa të formohet një masë e qëndrueshme, e bashkojmë me përbërjen e mësipërme dhe vazhdojmë përzierjen edhe për pak çaste. Në këtë moment shtojmë miellin e situr, pak kripë dhe i përziejmë sërish derisa të formohet një brum kremoz.
E lëmë të pushojë në këtë mënyrë për të paktën gjysmë ore në frigorifer dhe pasi të kalojë kjo kohë, i japim biskotave formën që dëshirojmë (është më mirë nëse formojmë me to sfera të vogla të cilat i shtypim në mes) dhe i pjekim për rreth 10-12 minuta në temperaturën 160 gradë derisa të ngurtësohen, por jo të marrin ngjyrë në sipërfaqe.
*Këshillë: Në mënyrë që biskotat të mos rezultojnë të papjekura në brendësi, mundohuni të mos i bëni shumë të trasha. Shija gjithsesi është e njejtë!