Ballina Rajoni Haradinaj për median kroate: Ndryshimi i kufijve, eksperiment i rrezikshëm

Haradinaj për median kroate: Ndryshimi i kufijve, eksperiment i rrezikshëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dalur edhe njëherë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, apo korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “Vecernji List”, Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë pro eksperimenteve me kufijtë, transmeton lajmi.net.

Si të tilla, Haradinaj thotë se janë lënia pas e krimeve të luftës.

“Tashmë vetëm ka kompromise të dhimbshme me Serbinë. Ato janë kohët e vështira të luftës dhe krimet ndaj kosovarëve. Vrasjet, dhunimet e shkatërrimet”, ka thënë ai.

Siç tha Haradinaj, Kosova i ka zgjidhur të gjitha problemet me shtetet fqinje të saj dhe se qëllimi i rradhës është të arrihet një marrëveshje me Serbinë.

Haradinaj përmendi edhe vizitën e presidentit serb, në Gazivodë, të cilën e quajti provokim, dhe se e njëjta sipas Haradinajt është bërë për të përfituar poena politik.

Kryeministri foli edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën tha se është një proces i gjatë tashmë e 20 vite, dhe se askush nuk ka pse të jetë i frikësuar .

“Nuk e di pse Serbët reagojnë për çdo gjë. Formimi i Ushtrisë së Kosovës është një proces normal që ka zgjatur tash e 20 vjet. Ne kemi forcat tona, ushtria jonë tashmë është e trajnuar nga NATO dhe standardet e saja”, tha tutje Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se procesi i transformimit të FSK-së, është i pandalshëm dhe se autoritetet kosovare janë në kontakte të vazhdueshme ne NATO-n dhe aleatët e saj.

“Nuk ka presion mbi ne, por ne jemi në konsulta të vazhdueshme me NATO-n. Ky është një proces i pandalshëm. Secili shtet duhet ta ketë ushtrinë e vet”, përfundoi ai.