Ballina Sport UEFA dënon Kombëtaren e Rumanisë për thirrjet raciste ndaj Kosovës në ndeshjen...

UEFA dënon Kombëtaren e Rumanisë për thirrjet raciste ndaj Kosovës në ndeshjen me Serbinë

UEFA ka dënuar sot kombëtaren e Rumanisë për thirrjet raciste ndaj shqiptarëve dhe hungarezëve në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Serbisë.

Tifozët e Rumanisë në ndeshjen kundër Serbisë, kanë brohoritur “Kosova është Serbi” dhe kanë fyer në baza raciste fqinjët hungarezë, transmeton Koha.net. E gjithashtu kanë shpalosur banera me mbishkrimet se migrantët janë terroristë.

E për këto sjellje të tifozëve rumunë Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së sot ka marrë vendim që ndeshjen e radhës ta luajë me dyer të mbyllura si vendas, dhe Federatën rumune e gjobit me 50 mijë euro për sjelljen raciste të tifozëve të saj dhe 23 milionë euro për akuzat e tjera.

Këto vendime kanë ardhur për këto tri shkaqe: Ndezja e fishekzjarrëve, sjelljen raciste (me banera dhe thirrje), si dhe për hyrjen në fushë të tifozëve.