Një ari me tre këmbë është në mesin e kafshëve të lëna pas dore që do të evakuohen nga ajo që është quajtur “kopshti zoologjik më i keq i Europës”.
Në një kopsht zoologjik në Shqipëri, aktivistët e kafshëve kanë bërë disa incizime ku shihet një ari me tre këmbë dhe një luan me një infeksion të rëndë të syrit, që jetojnë në kushte shumë të vështira.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri ka vendosur që ta mbyllë këtë kopsht zoologjik dhe kafshët që ndodhen në të do të zhvendosen nëpër kopshte të tjera, shkruan Euronews.
“Meqenëse kafshët e egra janë në gjendje të keqe, ne jemi duke punuar ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për t’i shpëtuar ato”, ka thënë, Ioana Dungler, e cila është drejtoreshë e departamentit të kafshëve të egra “Four Paws”.
“Një ekip ndërkombëtar veterinerësh do ta mbikëqyrë të tërë procesin e evakuimit. Ky mision është jashtëzakonisht delikat dhe ne shpresojmë të marrim të gjitha kafshët nga ky kopsht zoologjik i tmerrshëm”.