Prej ushqimit të pasigurt në të gjithë globin sëmuren afërisht 2 milionë persona të ditë, të cilët në të shumtën e rasteve duhet të ndërpresin shkollën, punën dhe aktivitete të tjera jetësore, duke u shndërruar ndër të tjera në një kosto të madhe për shoqërinë.
Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.
Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe kapaciteteve për të menaxhuar situatën.
Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.
Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.
Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare, kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.
Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve.
Vende të ndryshme si Kili, India, Kenia, Ukraina, Uruguai dhe Vietnami e kanë treguar përvoja të mira në lidhje me sigurinë ushqimore duke përfshirë në monitorim agjencitë publike, bizneset dhe konsumatorët.
Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor, për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë.
Banka bën thirrje se është e rëndësishme të kuptohet se konsumatorët mund të jenë në rrezik nga ushqimi që ata zgjedhin për të konsumuar dhe mënyrën në të cilën ata zgjedhin si burim. Gjithashtu dietat mund ti ekspozojnë konsumatorët ndaj rreziqeve më të mëdha të sigurisë ushqimore.
Ushqimi i lëndëve të para për kafshët është një nga praktikat më të rrezikshme të sigurisë ushqimore. Peshku dhe prodhimet e detit kanë më shumë të ngjarë të hahen të papërpunuara më shumë se mishi. Gjatë gjithë Azisë Juglindore dhe Kinës, hahet peshku i papërpunuar ose pjesërisht i gatuar, çka mund të bëhet shkak për sëmundjet e mëlçisë dhe kancerin.
Në vendet me të ardhura të larta, bumi në konsumin e sushi thuhet se ka shkaktuar një rritje të shpejtë të infeksioneve. Shumica e sëmundjeve të reja njerëzore kanë origjinën nga kafshët e egra.
Pandemitë më shkatërruese në historinë njerëzore: vdekja e zezë, ose gripi spanjoll, HIV / AIDS-it u shkaktuan të gjitha nga kafshët e egra.
Konsumatorët mund të marrin masa për të zbutur rrezikun për shembull, duke ruajtuar dhe gatur sic duhet ushqimin në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i mikrobeve.
Shumë praktika tradicionale të të ngrënit shërbejnë për këtë funksion dhe shpesh ndryshime të shpejta në dieta mund të nënkuptojë humbjen e këtyre praktikave dhe ekspozimin e konsumatorëve ndaj dëmeve potenciale që vijnë nga ushqimi.