Ballina Kulinari Receta e ditës/ Gogozhare të mbushura me ton

Receta e ditës/ Gogozhare të mbushura me ton

Përbërësit:

8-10 speca të kuq të pjekur të konservuar
2 konserva ton
10-12 ullinj të zinj
pak piper i kuq
4-5 qepë të njoma
2-3 l. çaji vaj ulliri
1 l. supë uthull
pak majdanoz i grirë hollë

 

Përgatitja:

Kullojmë specat nga vaji mbi një letër kuzhine. Heqim bërthamat e ullinjve dhe i presim në copa të vogla. Pastrojmë qepët dhe i presim në feta të holla pjesën e bardhë dhe ca nga bishtat.

Në një tas të madh copëtojmë tonin me pirun dhe e përziejmë me përbërësit e tjerë. Mbushim me një lugë çdo spec me masën e përgatitur me ton.

I vendosim specat gogozhare të mbushura në një piatelë dhe i zbukurojmë sipër me majdanoz. U hedhim dhe pas uthull.