Ballina Kulturë Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

Tufalakim poetik nga Ismet TAHIRAJ

Nga Ismet TAHIRAJ

 

ME THA NJË  PLAK

Me tha një  plak

Dita e ditës

Po na tkurren eshtrat

Si degë plepi e thatë.

Mrijaz po na këqyer

Thiu I egër

Në titerë te ditës

Po na ikun thembrat

N’ rrëshqitzën e  gropes

Si zog bibe.

 

PO NA MASAIN

Gjithçka  po shkon

Kokë  ne vete

Deri sa te rrëxohen bedenat

E ta  merr ujanjat  dritnikun

E këqyrim me sy zgurdulluar

Si  thertore  ka bluhen   gjithçkaja

Për hashuret qe I bëjnë  gati  te fortit

Babo  deri sa  te lë  dhe  urina

Ne dheun tonë ,prona e tjetër kujt

Qe ngjajmi me verdhesi hëne

Ne detin e  gjallesave qe gëlojmi.

 

TANI

Po tani babo , nuk ka shtretër  ne spitale

As   toalet si duhet te sëmurit

Përditë shtohen  endjet e qenve endacak

Dhe buka me krimba ne qeset e najlonit

Dhe duhan qe qoshku e shet

Si hiri qe shkrihet e lymi mbetet  asket.