Harry Bajraktari – Nderi i Kombit
Rrëfimin që bëri këto ditë Vasfije Krasniqi- Goodman para opinionit të gjerë për torturën dhe dhunën seksual që i shkaktuan policët serbë gjatë luftës në Kosovë, kur ajo ishte 16 vjeçare, tronditi thell opinionin e Kosovës dhe kjo dëshmi e saj duhet të jetë preokupim edhe i gjithë botës demokratike se si ushtria dhe policia serbe, përveç masakrave masive dhe tmerrit që bëri në Kosovë, mjëra femra shqiptare ishin pre e torturës dhe dhunës seksuale. Dalja puplike e Vasfije Krasniqit-Goodman, guximi i saj që ngjarjen ta rrëfejë në detaje duke i identifikuar edhe torturuesit e dhunues seksuale, duhet të ndiqet edhe nga femrat tjera shqiptare që i mbijetuan dhunës seksuale nga ushtria dhe policia serbe. Rrëfimi i saj tregoi se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të punojnë shumë më shumë në këtë drejtim që dhunuesit të identifikohen dhe të nxirrën para drejtësisë për veprën barbare dhe të turpshme që bënë.
Është e pafalshme që dy të identifikuarit serbë të tortururës selsuale të Fasfije Krasniqit, u liruan nga një gjykatë e EULEX-it që vepronte në Kosovë.
Rrëfimi i dhimbshëm i Vasfije Krasniqit është më shumë se një alarm për të gjithë ne.
New York, 2018