Ballina Shëndet Cilat janë 3 sportet më të mira për shëndetin?

Cilat janë 3 sportet më të mira për shëndetin?

Universiteti i Sidney ka kryer një studim për sportet më të mira për shëndetin. Studimi ka nxjerrë tenisin, notin dhe gjimnastikën aerobike si tre nga sportet më të mira për njeriun.

Studimi tregoi se tenisi zvogëlon shanset e vdekjes nga sëmundjet e zemrësme 56 %. Rreziku i vdekjes nga shkaqe të lidhura me shëndetin kishte rënë me 47% në grupin e njerëzve që luanin tenis, squash apo badminton.

Ndërsa personat që preferojnë të notojnë mund të kenë një ulje prej 28 % të rasteve të vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Kurse personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë mund të presin sipas studimit një rënie të vdekshmërisë deri në 46 %.

Detajet e këtij studimi janë botuar në revistën britanike “British Journal of Sports Medicine”.