Ballina Kulinari Receta e ditës/ Domate të mbushura me ton dhe vezë

Receta e ditës/ Domate të mbushura me ton dhe vezë

Përbërësit:

4 sardele
4 domate
1 lugë gjelle kaperi
100 gr majonezë
2 vezë
150 gr ton
disa gjethe trumze
kripë

Përgatitja:

Për të përgatitur domatet e mbushura, duhet të prisni pjesën e sipërme të tyre dhe t’i lini në një anë, me ndihmën e një luge boshatisini domatet nga tuli, kripësojini lehtësisht dhe lërini të kthyera në një pjatë që të kullojnë.

Ndërkohë zieni dy vezë dhe lërini të ftohen, më pas grijini në copa të vogla. Në një enë, hidhni majonezën bashkë me tonin, kaperin dhe sardelet, duke bashkuar edhe vezët me gjethet e trumzës, kripë e piper.

Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përftoni një përbërje homogjene.

Mbushni domatet me përbërjen dhe më pas shërbejini.